Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.
Policia njofton se “duke filluar nga ora 16:00 datë 31.05.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit. Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”. Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi” Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.”
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 31 Maj lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

ç’ kam pas merak me kohe, per kete fenomen kriminal . per pordhet e disa karikaturave qe quhen “tifoza” te zjarrte mobilizohet gjithe policija e shtetit, qe fryn mullen me parate e shqiptareve dhe tifozave te ndershem, per te bere zap keta injorant, qe duan te bejne pak “show” me vandalizma pellazgesh . dhe jane nga ata lloj tifozesh qe bileten e kane siguruar me vjedhje; vjedhur bashke me shtetin qe i perkrah, nga djersa e tifozeve te vertete qe e “shikojne” sportin nga kangjellat pasi nuk kane para t’a paguajne bileten te hyjne ne stadiumin, qe vet e kane ndertuar me gjake e djerse …