Video/ Denoncon rrëmbimin e pronës nga kreu i PD: Mbi 12 vjet që kërkoj drejtësi

Elton Tafaruci

Një grua në Elbasan është bërë protagoniste gjatë takimit që Koordinatori politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi me qytetarët e Elbasanit.

Zonja Zabire iu bashkua deputetit Balla teksa tregoi përpara banorëve historinë prekëse të vuajtjes së saj dhe të familjes mbi 12 vjet, pas rrëmbimit të pronë që i është bërë nga kreu i PD së Elbasanit.

Ajo denoncoi se i kanë përvetësuar pa të drejtë pronën, e cila i ka kaluar në pronësi Aurel Bylykbashit, kreu i PD-së në Elbasan. Zonja tregoi se disponon të gjitha dokumentet ligjore që prona është në emër të saj. Por megjithatë, edhe pse ka vendim gjykate të fituar, sërish nuk ka mundur  të regjistrojë pronën në emër të saj.

Drama në familjen e saj arriti kulmin, ku siç tha ajo, i vëllai iu nda nga jeta pikërisht për shkak të stresit dhe depresionit të kësaj drejtësie të munguar.

“E ka marrë Aurel Bylykbashi. Kam bërë kallëzim penal, kam fituar në gjykatë. Por nuk e regjistroj dot sepse prona ka mbivendosje. Mbivendosje me Aurel Bylykbashin, kryetari PD Elbasan. Më vdiq vëllai para një jave vetëm nga stresi.” tregoi zonja Sabire

Denoncimin e zonjës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme në min 7:30

Share This Article
1 Comment
  • Po mire 4 vite PS ne pushtet, perse nuk ja zgjidhi vjedhjen e prones kesaj shoqeje? Apo ju duhet vetem per fushate. Ikni ore se na e shpifet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *