Rama: Vetëm PS-ja lufton për gratë dhe vajzat

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Burrelit, u bëri thirrje të gjitha femrave që të mos e votojnë Partinë Demokratike.

“Nuk më intereson se çfarë ndodh në Partinë Demokratike, por një gjë nuk rri dot pa e thënë: PD-ja që kërkon votën në emër të një Republike të Re, pagoi gjobë për mungesë femrash në lista. Nuk ka gra dhe vajza për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën e Fierin. Vetëm burra e çfarë burrash. Prandaj u them grave dhe vajzave që të mos e votojnë PD-në. Vetëm Partias Socialiste lufton për gratë dhe vajzat”, tha kryeministri.

“Do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme shumë më tepër se në këto 44 muaj të qeverisjes sonë”, premtoi më tej Rama.

Kryeministri theksoi se “vota nuk është tifozllëk, por një mundësi për të vënë në punë ata që bëjnë punë”.

Share This Article
3 Comments
  • Vetem cupelina dhe vajzelina ka qejf te vere drejtore dhe zv.minitre dhe ministre dhe te bej gallate gjithe diten, se pune serioze s’di te bej ky Rma prej Elbasoni..nje monster qe po tallet me nje popull te tane..o monster po ste pame te shoqerohesh apo te emrosh ne nje post nje burre a intelektuale po vetem me kurva e lavire rrugesh..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *