Mesditën e sotme në Tiranë ka ndodhur një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash aksion. Mjetit “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe Forcat operacionale. Për t’i shpëtuar ndjekjes, në zonën e “Zogut të Zi”, automjeti “Tuareg” ka përplasur qëllimisht 3 mjete në lëvizje duke shkaktuar kaos në trafik. Ndërkohë që pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij.
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit dhe pas kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua. Pas verifikimit policia ka dyshime se i arrestuari është një person i rrezikshëm, i dyshuar për vepra të rënda kriminale dhe “gjobëvënie”.
Personi i arrestuar me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës, u shoqërua në Policinë e Tiranës ku po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Zogu i zi nga kupola eshte 3 min larg jo 30!
Ne rast se ka mbiemrin Berisha, mos u lodhni kot, se eshte shume i forte!