Zhdukja misterioze e një shqiptareje në Zvicër

Ornela

Një grua shqiptare është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit të saj nga familjarët si e zhdukur.

Policia e Kantonit Zug ka shpallur në kërkim një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur që nga dita e hënë (29 maj).

Sanije Aliti është parë për herë të fundit të hënën, më 29 maj rreth orës 9:15 në Klinikën Zugersee në Oberëil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes njoftimit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë të zeze, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *