EPIGRAME

redaktor

1. Po të thanë…

Po të thanë diku: “Do bëhet!”,
pa hyrë akoma në derë,
të siguroj se kjo punë,
nuk do bëhet asnjëherë!

2. Pa titull

S’kapen peshqit me të porositur,
duke parë detin larg e larg,
do kthehesh me shportë të boshatisur,
po qe se prapanica nuk t’u lag!

3. Në barkën me vrima

Po hipe në barkën plot me vrima,
duhet me gjithë shpirt të përgatitesh,
po hipe në barkën plot me vrima,
është e sigurt’ që me të do mbytesh!

4. Fjalë e urtë

Ka qenë një fjalë e urtë,
gjer këtu i vjen muzika:
“Trimëria vdes nga plumbi,
frikacaku vdes nga frika!”

5. Fati i keq…

Asnjëherë-more Nebi,
nuk të mori fati: “Hopa!”,
sepse ty-o derëzi,
të zë plumbi dhe në gropa!

6. Pa titull
Po u fute në bordello,
edhe të mos bësh gjë-gjëri,
në kokë do të vënë kapello,
do thonë: “Kodoshi e bëri!”

7. Pa titull

Një dashuri e madhe,
sado të ketë betime,
nuk zgjat më shumë,
se një shkrepje vetëtime!

8. Si pika e ujit

Kush të lan me fjalë,
e kush të lyen,
është si pikë e ujit,
që dhe shkëmbin gërryen!

9. Pa titull

Bota do të ish,
shumë më e mirë,
po mos kish,
servilët e pështirë!

10. Miku im

Miku im me dije dhe me mënde,
dëgjo një proverb që ka dalë shumë herët:
“Po s’ishe besnik me veten tënde,
s’mund të jesh besnik as me të tjerët!”

A. Duka

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *