De Biazi, falënderim tifozëve

anazapta

Xhani De Biazi ka falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë për përkrahjen, por edhe për kritikat e bëra pas barazimit me Norvegjinë. Trajneri italian u është drejtuar tifozëve përmes faqes zyrtare në Facebook, ku shumë shqiptarë kanë shprehur mendimet e tyre për ndeshjen. “Jam rikthyer në shtepi dhe po shoh profilin tim ne Facebook pas disa ditëve pa e kontrolluar. Dua të falënderoj menaxherët e mi, që kanë mbajtur te azhornuar profilin tim. I falenderoj të gjithë ata që më kanë lavdëruar dhe kritikuar në mënyrë konstruktive”, shkruan De Biazi.

Më tej ai përsërit mendimet e tij rreth ndeshjes se fundit te kuqezinjve, ku fitorja iku nga duart ne minutat e fundit.  “Unë jam krenar për skuadren tone. Po rritemi dhe kemi fituar kater pike kunder Norvegjise. Kemi fituar simpatine e shume njerezve ne Shqiperi dhe zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, me të cilët po punojmë së bashku, po mendojmë së bashku si nje skuader e vertete. Nje perqafim per gjithë. GDB”.

Share This Article
1 Comment
  • FALEMNDERIT XHANI XHAN TE KEMI NUK DO TE HAROJME KURE PER KETE QE NA KE BERE DO JEMI MIRE NJOHES PER JETE JETEVE I SUGJERROJ FEDERATES SHQIPETARE QE TI SUGJEROJE PRESIDENTIT TE REPUBLIKES QE TRAINERI KOMBETARES TE DEKOROHET SEPSE E MERITON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *