Policia amerikane ndaloi sot një person në hotelin ”Trump” në Uashington, i cili transportonte në veturën e tij armë zjarri mes të cilave edhe një pushkë automatike, duke penguar një katastrofë të mundshme, raportuan autoritetet.
Të njoftuar nga homologët e tyre të shtetit fqinj të Pensilvanisë, policia e Uashington DC ndaloi rreth orës 01:00 Brian Moles, 43 vjeç, me origjinë nga ky shtet, në “Trump International Hotel”.
Shtëpia e Bardhë ndodhet vetëm disa metra larg këtij hoteli që vizitohet shpesh nga Donald Trump.
“Forcat e rendit gjetën në automjetin e tij, që ndodhej në garazhin e godinës, një pushkë automatike të tipit AR-15, një pistoletë të kalibrit 40 dhe municione”, theksoi shefi i policisë së Uashingtonit, Peter Newsham, gjatë një konference për shtyp.
