Tushaj: Përdorimi i zonjës së “larguar” nga puna për të denigruar LSI-në

Elton Tafaruci

Ish-drejtori i AKBN dhe njëkohësisht kandidat për deputet i LSI në Lezhë Viktor Tushaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rastin e largimit të një gruaje nga puna e mëparshme dhe punësuar në një fasoneri në këtë qytet. Sipas tij ky është një përdorim i zonjës për qëllime elektorale, për të denigruar LSI-në.

Ja çfarë shkruan Viktor Tushaj:

 

“U njoha me rastin e nje zonje te punesuar ne nje fasoneri ne Lezhe dhe pergjigjen e Kryeministrit per “largimin” e saj nga puna e meparshme. Keqardhja ime me e madhe eshte per perdorimin Live e sy per sy te zonjes se nderuar, per qellime banale elektorale. Me i shemtuar se skenari i i largimit te saj nga puna ne 2013, eshte teatri i inskenuar sot per te thene qe fajin per kete e paskershka LSI. Por ideatoret dhe zbatuesit e ketyre skenareve mediatike per denigrimin e LSI, me qellimin e pashprese per te frenuar rritjen tone te pandalshme dhe keputjen e lidhjes njerezore qe ne kemi me mbeshtetesit tane, si zakonisht nxitohen, gabojne dhe harrojne qe e verteta del ne shesh.

Faktet:

Sikunder e vertetojne shkresat e bashkangjitura, largimi i zonjes ne 2013 nga puna e saj ne ISSH, nuk ka asnje lidhje me LSI. Zonjes jane lidhur nga drejtuesi i institucionit asokohe 4 kontrata pune provizore rresht me qellim mbajtjen e saj ne pune deri ne momentin e votimeve. Kontratat qe kane nje afat te percaktuar, ne momentin mbarimit marredhenia e punes nderpritet automatikisht. Jane nga ato kontratat qe PD firmoste me nxitim ne perpjekje per te qendruar ende ne pushtet. Por me i rende se keqperdorimi qe i ka bere besimit te zonjes, Partia Demokratike ne 2013 eshte ai i sotmi.

Si fillim, biznesi me te cilin bashkebisedoi Kryeministri sot, edhe nga denoncimet mediatike, ka probleme te renda ligjore ne marredhenien me punonjesit, si me pagat, me sigurimet, me punesimin e shfrytezimin e minoreneve, etj. Nje kryeminister ka pergjegjesine qe perpara se te beje shoë publik me hallet e njerezve te pyese dhe te interesohet realisht per problemet e tyre. Nese Kryeministri do kishte pasur vertete deshire per ti ndihmuar e per ti qare hallin atyre grave te ndershme te fasonerise, duhet ti kishte pyetur per rrogen qe marrin, a e justifikon rroga punen qe bejne dhe ne fund cfare lidhje ka kjo fabrike me shtetin qe duam te bejme dhe mireqenien per qytetaret.

Une e kuptoj qe eshte me e lehte te drejtosh gishtin te LSI apo gjetke, sesa te vetja per te dhene pergjigje per deshtimin ne krijimin e 300.000 vende te punes qe u premtuan e sollen ne pushtet PS ne 2013. Gjithsesi, arroganca te tilla do peshohen, vleresohen e do njohin verdiktin e qytetareve ne voten qe do hedhin ne 25 Qershor. Kjo eshte dhe nje nga arsyet pse ne duhet te jemi force e pare. Per ti dhene shqiptareve nje shans te jene te barabarte dhe te kene mundesi te njejta per punesim, mireqenie dhe arsim.” shkruan Tushaj.

Share This Article
2 Comments
  • Po ik o Viktor, si nuk te vjen pak turp kur del dhe merresh me gjera kaq te vogla sic paska qene heqja nga puna e nje personi kur ju dhe gjithe partite politike kini hequr me dhjetera mijera njeres nga puna keto 26 vjet. Dhe po na perrallis tani per LSI -ne. Po cfare eshte LSI more zoteri ? A nuk eshte pjese e PS-se qe nje horr politik me mbiemrin Meta ia shkeputi te majtes per te krijuar nje parti familjare ku burri ishte kryetar dhe tani gruaja eshte nenkryetare ? A beson ti se shqiptaret ( edhe lezhjanet ) nuk e njohin LSI-ne dhe familjen qe e drejton ate per nevoja personale ? Edhe thua se qeveria deshtoi me 300 mije vende pune por u dashka te vijme tek ti dhe LSI qe na ” i siguron ” patjeter. Mos e ul dinjitetin kaq poshte. Vertete pushteti te tjeterson por ti nuk ke nevoje te vetediskreditohesh, sidomos perballe lezhjaneve qe te njohin dhe te paten bere kryetar bashkie ( me votat e PS-se ). Turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *