Putin heq disa sanksione kundër Turqisë

Elton Tafaruci

Presidenti rus, Vladimir Putin hoqi sot disa sanksione kundër Turqisë, të imponuara pas incidentit në kufirin sirian në 2015, kur një avion luftarak turk gjuajti një avion luftarak rus.

”Sanksionet që u hoqën kishin të bënin me punësimin e punëtorëve turq dhe operimin e kompanive turke në Rusi”, njoftoi media shtetërore.

Udhëheqja e Rusisë, javët e fundit ka shprehur synimet për të hequr të gjitha sanksionet, ndërsa vendet përpiqen të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre të fuqishme ekonomike.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas bisedimeve të nivelit të lartë në Stamboll javën e shkuar, u konfirmoi gazetarëve se do të ketë ende kufizime ndaj importit të domateve turke, që tradicionalisht përbëjne eksportin më të madh bujqësor në Turqi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *