Sondazhi: 40.3 % vlerësojnë pozitive qeverisjen e Ramës, 33.3% jo

Elton Tafaruci

Ora News dhe IPR Marketing prezanton sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.

Antonio Noto, Guru-ja i sondazheve të sakta dhe të besueshme, në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare tha se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Pyetjet që u janë drejtuar të anketuarve:

Për pyetjen “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”

Mirë i janë përgjigjur: 45.8 % nga këta PS janë 66.7%  PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %

Keq: 45.54%  nga këta PS janë  26. 3  PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %

Zheji: Këto rezultate rrëzuan qeverinë “Berisha”

Artur Zheji: Në 2013, rezultatet e përgjigjes mbi papunësinë dhe korrupsionit janë pak a shumë sa tani. Pikërisht, përgjigja ndaj pakënaqësisë dhe korrupsionit, rrëzoi qeverinë Berisha dhe shkaktoi rrotacionin që ne pamë. Ndërkohë, me të njëjtin indeks në krahasim me 2013-2017, atëherë duhet të bie qeveria Rama. Ndërkohë, që përgjigja është; jemi më mirë. Nuk jemi më keq.

Noto: Është normale. Në të gjitha vendet ku kryhen sondazhe, në Itali, në Zvicër ndodh kështu. Në momentin që zgjedhësit mund të dalloj shumë gjëra që nuk shkojnë mirë pastaj votojnë për partitë e qeverisë. Nuk është e thënë që në qoftë se shpreh pakënaqësi për veprimtarinë e qeverisë, vota do të shkojë partitë e opozitës. Këto dy gjëra nuk janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin.

Afrim Krasniqi: Numri i qytetarëve të majtë që mendojnë se po shkojnë më keq është më i madh se numri i qytetarëve të PD-së që gjërat shkojnë më mirë. Kjo është interesante. Së dyti, me LSI-në, nga njëra mendojnë se gjërat po shkojnë keq me 50% dhe kur krahasohen me 4 vitet e kaluara, gati po kaq thonë njëlloj. Praktikisht është një pozitë komode për partinë e tretë politike.

Antonio Notto shpjegon: Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por për përfaqësinë politike.

PYETJA E DYTE – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje  ?

Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%.

Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *