Gjiknuri: Lungomare do vazhdojë deri në Pyllin e Sodës

Ornela

Faza përfundimtare e shëtitores së Vlorës e njohur ndryshe si Lungomare duket se po kënaq edhe pritshmërinë e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në krah të saj.

Në kuadër të bashkëbisedimit me grupet e interesit në qytet, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli takuan një përfaqësi të tyren.

Leli sqaroi se tanimë projekti ndodhet në përfundim e sipër dhe efektet kanë nisur të shfaqen tek biznesi e pronat e patundshme.

“Tani jemi thuajse në fund të kësaj pune publike dhe jam i bindur se ju jeni përfituesit e parë. Ndryshimet e rëndësishme në infrastrukturë sjellin gjithmonë përmirësim të kushteve në të cilat ju realizoni punën dhe biznesin tuaj.

Mbi të gjitha, ajo që sjell më tepër është përfitimi. Vlerat e pronave ku ju zhvilloni biznesin sot nuk janë më të njëjtat, çmimet kam informacion që kanë filluar të ndryshojnë”, u shpreh Leli.

Gjiknuri tha se katër vjeçarin e ardhshme shëtitorja do të vazhdojë të zgjatet deri në Pyllin e Sodës për tu shndërruar në një vepër unike.

“Kjo nuk është e vetmja, ju e dini se plani i shëtitores katër vjeçarin tjetër është të shtrihet deri tek Pylli i Sodës dhe kjo e bën akoma më unike. Një qytet që në gjithë vijën bregdetare ka një shëtitore është një vlerë jashtëzakonisht e madhe për qytetin.

Ju e dini se Vlora ka filluar të hyjë në hartën e kroçerave. Angazhim yni mbetet që katër vjeçarin e ardhshëm të bëjmë investime në Portin e Vlorës që ai të jetë i përshtatshëm për akomodimin e kroçerave. Do të ketë një fluks të kroçerave nga Europa edhe për shkak të orientimeve që kanë ato vende”, nënvizoi Gjiknuri.

Share This Article
1 Comment
  • Kur beni fushate, mos dilni me kryetarine bashkise se i ulni pike vetes. Vlora e ka inat se nuk po ben gje ai…vec po vjedh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *