Pse Vlora do të jetë thembra e Akilit në këto zgjedhje!

redaktor

 

Nga Arben Duka

 

Ç’po ja thotë bilbili,
me tone të reja,
dhe thotë-shumë e ashpër,
do të jetë beteja!

Ç’po ja thotë bilbili,
majava kurorë,
thëmbra e Akilit,
do të jetë në Vlorë!

Ç’po ja thotë bilbili,
mbi shelg e mbi lumë,
në Vlorë-Edi Rama,
ka riskuar shumë!

Kur Lulit pa fund,
Rama i dhuroi,
po listën e Vlorës,
pse nuk e ndryshoi?!

Vlora për të majtën,
ka qenë një hambar,
po tani e majta,
është e përçarë!

Ndërsa opozita,
është e bashkuar,
dhe do të ketë votë,
të maksimalizuar!

Ndaj dhe do të jetë,
çudi e vërtetë,
po të marrë PS-ja,
shtatë deputetë!

Dhe vazhdon bilbili,
zog me zë të mirë,
aty dhe Idrizi,
do ta ketë vështirë!

Ndaj dhe vete kuja,
majë Kuzbabasë,
se Vlora voton,
Dashin e Havasë!

Mund të marrë Idrizi,
disa mijëra vota,
por po s’kapi pragun,
do të jenë të kota!

Ç’po ja thotë bilbili,
zogu vija-vija,
do luftojë shumë fort,
edhe LSI-ja.

Natyrisht Vasili,
nuk del dot i pari,
ama një mandat,
në Vlorë do ta marri!

Një mandat të plotë,
do ketë sigurisht,
po dhe mijëra vota,
do t’i mbeten bisht!

Disa mijëra vota,
dopjo gjashtë në duar,
ndaj duhet të kishim,
të majtë të bashkuar!

Ndryshe do shënonte,
në Vlorë balanca,
se dhe Dulja merr,
mjaft nga maxhoranca!

Ndaj vjen me të qarë,
kënga e bilbilit,
se Vlora do jetë,
thëmbra e Akilit!

Share This Article
7 Comments
  • O Beno .Thembra e Akilit nuk mund te krahesohet me Vloren. Ajo eshte, per shqiptaret, krenari e kombit qe, ne dite te veshtire ,ka qene e do mbetet e shqiptarve me gjak te pastert .Akili u rrezua per tok; ndersa Vlora do te qendroje si flamuri i shqipes ne qiell .

  • BEJTEN ME TE PERSHTATSHME PER VLOREN E KA THENE SHOKU FATOS.

    “VLONJATET JANE SI PUNA E KETIJ TE TIMIT, SA HERE I FERKON KOKEN, FILLOJNE DHE FRYHEN”

    SHUME E VERTETE

  • Shume je duke e qare kete ndarjen ndemjet PS-se dhe LSI-ise o Arben Duka. Per mua me mire PS-ja te kaloje ne opozite per 10 vjetet e ardhshem sesa te beje perseri koalicion me LSI-ne.

  • Po pse more bejtexhi mavria, akoma mendon
    se kane vlere votat ?
    Pasi te votoshe Edon tend ne 25 qershore do ta shohesh me 26 qershore bythe me bythe ne nje karrige me Saline per te qeverisur memedhene. Por ti mos u ep vazhdo te beshe
    bejte e ne do vazhdojme te lexojme Bertè

  • Per ty Arben.
    Jam vlonjat dhe i kritikoj shume bashkeqytetaret e mi…por tani dhe me shume kur di qe mund te komentohen nga nje si ti…Fryrja nuk eshte gje e keqe shume!Ka dhe me keq.Te jeshe si ti qe eshte si koka e ketij timit e shfryre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *