Kandidati për deputet në Qarkun Tiranë Arben Ahmetaj, i deleguar në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, zhvilloi sot një vizitë në një agrobiznes në Gosë, një nga fermat më të mëdha prodhuese të zonës me gati 45 ha sipërfaqe e mbjellë me domate, lakër, speca, brokoli dhe misër, me një prodhim vjetor prej gati 13 mijë kv dhe xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, ku janë punësuar rreth 70 punonjës.
Ahmetaj shpjegoi se “në katër vitet e mandatit të parë, jo pak është bërë për bujqësinë dhe fermerët, përmes skemave të garancisë dhe financimit, por ka ende shumë për të bërë prandaj në Programin e Partisë Socialiste për mandatin e dytë qeverisës, bujqësia është një nga shtyllat kryesore të Programit, përmes promovimit të fermave mbi 5 hektarë për rritjen e produktivitetit si dhe mbështetjen direkte të fermerëve, përmes skemave direkte të financimit apo masave lehtësuese si përjashtimi nga TVSH i imputeve bujqësore”.
“Sot patëm mundësi që të bashkëbisedonim për programin e Partisë Socialiste për bujqësinë. Programi jonë për bujqësinë ka në themel mbështetjen për fermën dhe fermerin, duke nxitur fermat në njësi më të madhe se 5 hektarë, për të promovuar një ekonomi shkalle më produktive. Në të njëjtën kohë, patëm rastin dhe mundësinë të ndajmë opinione me fermerë, për mbështetjen që kemi planifikuar në katër vitet që vijnë prej më shumë se 300 milionë euro, nëpërmjet instrumentave të mbështetjes direkte nga AZHBR-ja, nga Agjensia e Pagesave, nëpërmjet instrumentit të garancisë që kemi incentivuar dhe promovuar përpara gjashtë muajsh dhe sigurisht nëpërmjet instrumentit të IPARDI-it, program me Bashkimin Europian, i cili në krye të gjashtë muajve do të jetë efektiv dhe ferma si kjo mbi pesë hektarë, për kuriozitet të qytetarëve është një fermë prej gjashtë hektarë domate për industri, pra për salcë apo domaten e thatë.
Mund të jetë nga përfituesit e parë dhe në të njëjtën kohë është nje në takim me fermerët apo edhe me banorët e zonës, kur iu kërkojmë mbështetjen për kryeministrin Edi Rama dhe për Partinë Socialiste, kemi mundësi që të ndajmë opinione, ide për ta përmirësuar akoma më tej programin e Partisë Socialiste” – tha Ahmetaj.

Nje program konkret dhe mbi te gjitha mbeshtetse per gjithe fermeret, te cileve u duhet dhene nje mbeshtetje e vecante per prodhimet e tyre, mendoj se me kete program i jepen zgjidhje shume problemeve te tyre.
nje bravo te madhe pasi bujqesia duhet te kete nje prioritet kyc dhe politika nxitese, nje beravo pasi nen drejtimin tuaj bujqesia eshte kthyer ne nje nga sektoret me me shume premisa pozitive per rritjen ekonomike e punesimin, vazhdoni keshtu jeni ne rrugen e duhur
Suksese te metejshme, e transformuat bujqesine ne sektore paresore qofte per punesimin qofte per rritjen ekonomike. Impelmenetimi i nje programi si ky sjell dicka me shume per fermeret.
Shqiperia eshte nje nga vendet te cilat vetem me bujqesi dhe turizem mund te zhvillohet shume keshtu qe eshte bere mire qe eshte menduar. Bravo minister
Eshte e cuditshme sesi ky Luli nuk e shikon perdite punen e madhe qe Rama ka bere ja dhe ky Ben Ahmetaj me kete qendrimin e tij prane fermereve ka dhene nje mesazh te qarte zhvillimi
bravo Ahmetaj dhe qeverise per suportin dhe mbeshtetjen ndaj fermereve, bujqesise .. si nje sektore si nga sektoret kresor me nje ne ndikimin te madh ne ekonomi
Bujqesia eshte nje nga faktoret kyc ne ekonomine e nje shteti. Investimi ne sektorin e bujqesise do beje te mundur rritjen e ekonomise se fermereve dhe per pasoje edhe rritjen e ekonomise se shtetit. Shume suksese z.Ahmetaj.
Z. Ahmetaj shume faleminderit qe mendoni edhe per ne fermeret. Programi per bujqesine do jete nje hap i madh si per ekonomine tone ashtu edhe per ekonomine e vendit. Ju pershendes…
O Beno o danoc je djale i papare
E vleresoj pa mase kete hap gjigand dhe uroj qe te shtoj sa me shume projektet per te zhvilluar bujqesine. Vertet kemi nevoje. Bujqesia dhe jo vetem duhen zhvilluar nga dita ne dite.
AHA FOLI I DIPLLOMUARI MODEST
i gjuhes angleze (qe nuk di as ku lidhet bishti i gomariices, se ate te gomarit te Surrelit tashme e mban si xherdan ne qafe) per plane favoloze per te ardhmen e bujqesise !
Pra, sipas tij, dhe trushulurve qe abuzojne me edhe ate pak dituri qe kane bujqit tane, e ardhmja e tyre do te bazohet ne parate e marra borxh nga Komuniteti Europian, per ti paguar me pas si frengu pulen, me interesa qe do rendojne gjithnje e me shume ekonomne e brishte te ketij vendi te masakruar.
Atje ne Rumani, ku studjove pa ditur gjuhen rumune, nuk ta kane spjeguar qe bujqesia ka nevoje jo vetem per investime, por ne radhe te pare per nje riorganizim, te bazuar ne ligje specifike, ku bashkesite bujqesore (Kooperativet e dikurshme) te shndruara pse jo ne Ferma moderne, duhen stimuluar me perparesi per te ardhmen e kesaj fushe kaq strategjike per Shqiperine e sa ardhmes.
Parcelizimi i tokave, lenja djerr e tyre, duhet te marrin fund edhe me forcen e ligjit, sepse ketu flitet per mbijetesen e nje populi te tere, dhe jo per pasuri fiktive te pa shfrytezuara, vetem per ti patur si paje e cucave ne martesat e se ardhmes.
Nuk e degjova as edhe nje here deri tani, kete bullafiq te thekur nga te folurit anglisht, te hedhe qofte edhe nje ide, mbi organizimin dhe shperndarjen e eksportin e ketyre prodhimeve bujqesore e blegtorale, qe parashikon te rriten ne nje mase te konsiderueshme, as mbrojtjen dhe pse jo subvencionimin e tyre, per tu barazvleresuar me prodhimet e fermereve te imortit nga vebdet e BE-se.
Ne ameriken e Truph-it prej disa shekujsh ekziston e ashtuquajtura Borsa e Chicago-s, qe trajton pikerisht prdhimet bujqesore e blegtorale, jo vetem te territorit amerikan, por pothuaj te gjithe botes se zhvilluar perendimore e me tej.
Ne esence, prodhimet ne fjale, programohen qe pa u mbjelle apo prodhuar nga zooteknia moderne, duke u blere me nje çmim konkurues ne Borse. Nje mode i tille ne shkalle shume me te reduktuar mund te aplikohen me fare pak shpenzime, por me nje legjislacion te hekurt edhe per fermeret e bujqit tane, te cileve u blihet prodhimi para se ata ta mbjellin, me nje çmim mbi te cilin ata duhet te programojne produktet e tyre ne te ardhmen e percaktuar me kontrata.
Kjo u jep mundesi fermereve dhe bujqeve tane, te nxiten per te prodhuar sipas kerkesave te tregut dhe natyrisht programimit te prodhimit sipas zonave dhe karakteristikave te tyre klimatike e tokesore, duke patur te sigurt shitjen e tyre me çfimin e fiksuar ne Borse.
Kjo krijon mundesine e organizmave te tjera ekonomike, qe do mirren me grumbullimin dhe shperndarjen e ketyre produkteve si brenda vendit ashtu edhe jashte nepermjet eksportit te tyre.
Gjithashtu nje organizim i tille, nen shembullin qindra vjeçar te ekonomive me te avancuara ne bote, krijon mundesi edhe per punesime te niveleve te mesem e te larta ne fushen e agronomise dhe zooteknise, duke rritur ne kete menyre edhe konkurencen e te sapo dipllomuarve ne keto fusha kaq jetike per ekonmine dhe te ardhmen e vendit.
Po kujt ti flasesh per keto dukuri qe bota e avancuar ka qindra vite qe i aplikon, Ahmetajt me “dipllome modeste” apo psikopatit me kartele nga Surreli legjendar ?
Nje gje e kane mesuar mire, keta surrogate te bastadhuar me kohe e vakt, rritjen ne shifra astronomike te borxhit te shqiptareve, sepse larg bythes se tyre, dikush tjeter do i paguaje me gjak e sakrifica keto para qe shumica perfundon ne depozitat e tyre ne Ishujt Kajman apo Virxhin, apo Malte e Qipro, dikush tjeter qe sot u kerkohet te votebesohen edhe per kater vitet qe vijne.
Hudhjani surratit çdo premtim te ketyre sharlataneve me çitjane alla Bregu i Lumit, sepse veç xhepave te tyre nuk kane asnje tjeter interes te lendojne gjumin e mbushur me endrrat e tyre mes valeve kaltroshe te Madiveve te turnit.
Duke marre parasysh pozicionin gjeografik qe ka Shqiperia, sektorin e bujqesise dhe blegtorise e ben me te rendesishmon ne fushen ekonomike prandaj lypset nje vemendje e vecante investimesh ne kete sektor duke e ndihmuar se tepermi ekonomine por edhe duke na dhene mundesine te ushqehemi shendetshem dhe bio. Bravo per iniciativat qe po merren ne kete drejtim.
Ju jemi mirnjohes per interesimin per bujqesin dhe programin tuaj ambicjoz sepse ka me 25 vite qe ska menduar askush per kete fushe e cila rrit ekonomine e Shqiperise