Shqiptarët janë populli më i politizuar i Europës. Përfundimi del nga një sondazh i përbashkët i Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë pyetur 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë Qendrore.
Sipas vrojtimit, në Shqipëri rreth 21 përqind e popullsisë është e anëtarësuar në një parti politike. Sipas BERZH-it, e ndarë sipas gjinisë rezulton se 15 përqind e grave dhe 27 përqind e burrave shqiptarë kanë në xhep teserën e një partie politike.
Kjo është shifra më e lartë jo vetëm në Europë, por edhe ndërmjet ekonomive të ngjashme në zhvillim. Pas Shqipërisë, vendi i dytë më i politizuar renditet Mongolia, ku pjesa e popullsisë që rezulton e anëtarësuar në një parti politike është rreth 17 përqind.
Më pas vijnë me radhë Taxhikistani me 15 përqind dhe Mali i Zi me 14 përqind, ndërsa në Europën e zhvilluar pjesa e popullsisë së anëtarësuar në partitë politike është vetëm 7 për qind ose 3 herë më pak se sa në Shqipëri.
Renditja e Shqipërisë në catinë e botës, për nga aktivizimi politik nuk është e rastësishme. Vrojtimi nxjerr në pah se sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë i politizuar është ai. Ndaj përtej pasionit për politikën, sic duket ka dhe të tjera shkaqe se pse shqiptarët dynden tek partitë.
Ndoshta për shumë prej tyre mbajtja e një tesere partie në xhep është rruga më e lehtë për një vend pune apo për një të ardhme më të mirë ekonomike, ose të paktën kështu shpresojnë.

PASOJE E KOMUNIZMIT KRIMINAL.
PRANDAJ JEMI KETU KU JEMI.
NJERIU QE NUK MENDON PER MIREQENIEN E VETES, ESHTE E SIGURT SE NUK DO TA ARRIJE KURRE ATE.
Ne ishim ne vendin e 79 per nga varferia dhe vashda e varferise shkonte deri mbi 140 e sa.Tashti simbas keti artikullit:sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë i politizuar është ai.
Kjo jo vetem nuk shkon po bie ne kundershtim me informacion te pak diteve ma pare.E si rrezultat duhet te ishim nga ma poshte se gjysma e atyne shteteve qe koloviteshin ma te varfer se ne.
Ne politizimin e kemi ne gjak dhe porosi e Xhaxhit ndjeste past: Asnji njeri nuk duhet te jete apolitik.Ne nga menxhezi e deri ne darke lexonim fjalen e Partise,vendimet teorike te Plenumeve ti kthenim ne praktike.Shembullin ma konkret ne kete drejtim e zinte Berisha.Me nji zelle teper te habitshem qe nuk pranonte per nji jave rresht ti jipte doren kushdoqofte ne se ja shtrinin.Sepse dyshonte se do i humbesh era e dores se xhaxhit.Dhe per cudi doren e djathte e konsideronte te shenjte.Deri diten qe thirri dallandyshja:Kthehu ndryshe.Si do qe te vlersohet.Berisha ishte,asht nji kopil kopilit i zgjuar.