Kati i katërt i një apartamenti tek banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte.
I bllokuar brenda në banesë mbeti kryefamiljari, por fatmirësisht mbërritja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse në vendin e ngjarjes, bëri të mundur nxjerrjen e tij. Për pak minuta edhe banorë të tjerë të pallatit kanë mbetur të bllokuar deri në neutralizimin e flakëve.
Ende nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa s’bëhen të ditura ende as shkaqet e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie.
