Nga Bedri Islami
Një televizion privat, ditën e djeshme, në bashkëpunim me një kompani të specializuar italiane, që edhe herë të tjera ka qenë e pranishme në Shqipëri, publikoi mbrëmë një sondazh mbi zgjedhjet e 25 qershorit, preferencat politike, ne Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Nuk jam i kësaj fushe dhe, megjithëse di edhe studimet që kanë bërë në këtë fushë institute shumë të specializuara ndërkombëtare, sidomos të Bashkimit Evropian, nuk do të bëj analizën e tyre.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen është përpjesëtimi i pëlqyeshmërisë në Tiranë, ku, forca qeverisëse, PS , gëzon , sipas sondazhit,mbështetjen e vetëm 41 për qind të banorëve të saj.
Në Tiranë, kjo përqindje përkrahje politike ka qenë, sipas kompanisë të afruar nga Ora News, edhe në zgjedhjet e vitit 2013, por gjërat u përmbysën më pas.
Sidoqoftë, në Tiranë drejton Erion Veliaj, njëri ndër kryebashkiakët më të mirë të kryeqytetit, që të kujton punët e mandatit të parë të Edi Ramës si kryebashkiak, po në Tiranë.
Përmbysja e punëve në Tiranë, në dobi të zhvillimit, pas gjumit letargjik të ish kryebashkiakut Basha, është jo vetëm domethënëse, por edhe e dukshme, e njohur dhe ka gjetur miratim në komunitetin e bashkisë 1 milionëshe.
Sipas përcaktimeve tepër të sigurta nga Institute të njohura evropiane, Veliaj, si kryebashkiak, gëzon besimin e 61 për qind të banorëve të Tiranës dhe, nga një sondazh i brendshëm i institutit, ai është vazhduesi i drejtimit të PS pas tërheqjes së Edi Ramës, çka mendohet se do të ndodhë në vitin 2021.
Nëse PS në Tiranë gëzon besimin e vetëm 41 për qind të banorëve si forcë politike, ndërsa kryebashkiaku i saj, po i PS, Erion Veliaj, mbështetet nga 61 për qind, atëherë ka dy gjëra:
- Sondazhi nuk është i saktë ose një numër i madh, mbi 10 për qind të të pavendosurve, do të votojnë për PS-në.
- Nëse sondazhet janë të sakta atëherë nuk duhet pritur viti 2021 për të ndërruar drejtuesin e PS, por duhet bërë sa më shpejt të jetë e dobishme.
Jam i bindur se marzhi i gabimit në sondazhin e publikuar në ditën e djeshme nga Ora News, është më i lartë se 5 deri në 8 për qind, dhe kjo është e natyrshme duke e ditur se është fillimi dhe se, po i njëjti organizator sondazhi ka gabuar në këtë masë, pra mbi 8 për qind, edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Por, për një gjë jam i bindur, sondazhi është thellësisht i gabuar për Tiranën.
Ose mes PS si strukturë dhe Veliajt si drejtues i Bashkisë ka një hendek të madh.

Shumica e TR dhe Shqiperise nga 1994 e tutje kane qene kunder parties terroriste PD.
Po ca thua o bedri?? Po pse thjesht meqe i jep ndonje leje shefit tend erjoni do na u beja dhe kryetar i ps? Pa ca flet o rr… k….?? Po kush e mbeshtet erjonin nga baza e majte? Apo sic “mbeshtesin” lulin baza e djathte. Po i lejoni keta diktatore si sala e edi qe te vendosin edhe se kujt ia trashegojne partin a thua se i kane prona te tyre.po prandaj e ka shk…yer ps edi deri tani. Vetem i majte qe seshte. Tani doni te nxirrni dhe erjonin qe eshte nje njeri jo pa parti, po edhe pa karakter. Po jeni ju lepiresa te ndyre te mediave qe e keni katandisur vendin keshtu sepse jeni ju plera qe e genjeni popullin cdo dote per hesap te ndonje mashtruesi si edi luli sala iliri apo erjoni!!!