Diabeti është një sëmundje, e cila zgjat të gjithë jetën. Një kontroll jo i mirë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dëmtime serioze në organizëm.
Ndërsa një kontroll i mirë i sheqerit në gjak mund të vonojë madje edhe të parandalojë komplikacionet e diabetit.
Nëse i sëmuri me diabet respekton parimet kryesore të dietës, marrjen e mjekimit në oraret e caktuara nga mjeku kurues dhe kryerjen e aktivitetit fizik në bazë të nevojave personale, ndjekja e mëtejshme e sëmundjes do të jetë e mirë, çfarë do të ndikojë në parandalimin dhe avancimin e komplikacioneve.
- Ndërtoni një plan të ushqyerjes, në të cilën të keni kontrolluar kaloritë, karbohidratet dhe sheqernat. Duhet të kufizoni sa më shumë kripërat për të kontrolluar tensionit arterial dhe proteinat për të mbrojtur veshkat. Nëse jeni mbipeshë, humbja e saj do të ndikonte në përmirësimin e sheqerit dhe tensionit arterial.
- Merrini mjekimin rregullisht. Sigurohuni që mjeku të jetë i informuar për të gjitha mjekimet që merrni.
- Shkoni tek mjeku të paktën dy herë në vit. Nëse keni problem duhet të konsultoheni më shpesh.
- Shkoni tek okulisti një herë në vit nëse keni rrezik për të vuajtur nga retinopatia (sëmundja e shikimit për diabetikët). Përmes një analize të syve mund të zbuloni ndryshimet që sjell retinopatia. Trajtoheni retinopatinë sa më shpejt për të mbrojtur shikimin.
- Mos pini duhan. Një cigare dëmton organizmin dhe rrit rrezikun e një ataku kardiak, ose problemeve pulmonare.
- Kujdesuni për këmbët çdo ditë për të parë nëse keni çarje, kallo ose çdo lloj ndryshimi tjetër. Nëse nuk mund ta bëni ju, kërkojini një tjetër personi ndihmë. Dëmtimi i nervave nga diabeti mund t’u pengojë të ndieni dhembje. Nëse nuk jepet trajtimi i duhur që në fillim, ka mundësi të krijohet një infeksion dhe të kaloni rrezikun e një amputimi. Në çdo konsultë me mjekun kërkojini atij t’u shohë këmbët për të evituar ndonjë problem të mundshëm
- Bëni sa më shumë ushtrime fizike. Ushtrimet fizike janë shumë të nevojshme për të kontrolluar peshën dhe sheqerin në gjak. Zvogëlojnë dhe rrezikun për sëmundje të zemrës.
- Menaxhoni stresin. Mënyra efektive për të menaxhuar stresin janë: bërja e aktivitetit fizik, biseda me një shok, të lexuarit të një libri, meditimi etj.
- Përfundimisht, kujdesi në dietën ushqimore, ndjekja e aktiviteteve fizike sipas rekomandimeve të mjekut, po ashtu edhe kontrolli i vazhdueshëm tek mjeku specialist janë ndër këshillat bazë që nuk duhen neglizhuar për të mbajtur nën kontroll komplikacionet e rënduara që mund të vijnë nga sëmundja e diabetit.

Kjo semundje quhet semundje zengjinit,qe cdo gje duhet te konsumiert e fresket?
Imundsistemin luan rol te madh ne Probleme Bakteriologie duke forcuar ket,nuk mündet te kemi rezultat pozitiv!
Perqindja me e madhe esht Tek zoret 80% qe pankreasi te funksionon si duhet!
SA me shum Vitamin c,d,aq me shum forcohet imundsistemin natyrisht metalet Faktor kyc!
Metalet ngelen Mister i ksaj semundje?