Qeveria ka bërë gati dhënien e këstit të dytë për 475 trashëgimtarët e ish të përndjekurve. Për dosjet që janë me mangësi ministria ka lënë dy javë kohë për plotësimin e dytë.
Dokumentacioni që duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave, për shpërndarjen e këstit të dytë janë: 1.Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, ( dokumenti bankar i vitit 2015).
2.Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka:
1.kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët.
2.nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.
3.nuk ka revokim të prokurës së posaçme.
Ndërsa për astet kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kontestojnë ose ka ndryshime të statusit, nuk jetojnë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, janë ato të trajtuara në materialin me titull: Dokumentat që duhen dërguar për pagesën e dëmshpërblimit për trashëgimtarët.
