Nishani shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin për viktimat e Londrës

DITA Online

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, shpreh keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist i mbrëmshëm në Londër që u mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm britanikë dhe duke lënduar disa dhjetëra të tjerë.

Presidenti Nishani dënon forcërisht aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *