(Baladë e trishtuar)
Tani vij rrallë te varri yt,
gjë tjetër s’më ka mbetur,
s’më thua dot: “Mos u mërzit!”,
se dhe ti vetë je tretur!
T’i dije ti dhimbjet e mia,
do vije ulërimën,
kur prisja gaz nga Perëndia,
më hodhi vetëtimën!
Fëmijtë nga vatra më janë shkulur,
tani vërtitem kot,
dhimbja si thikë më është ngulur,
dhe nuk e shkul më dot!
Veç shkruaj vargje si i marrë,
fletore mbush me dhjetra,
ka frikë vdekja të më marrë,
në thonj edhe në kthetra!
Të paktën ti të ishe gjallë,
t’i ndanim dhimbjet tok,
po ti më ike-Yll i rrallë,
më ike si një zok!
Po ti më ike si një zok,
në tjera hapësira,
ah-veç një ditë të ishim tok,
pa pranga dhe zinxhira!
Se unë zinxhira kam vërtet,
në këmbë dhe në duar,
ndaj vij kaq rrallë-se kam siklet,
tek ti-moj e bekuar!
Vite të gjata jam përpjekur,
si peshku përmbi zall,
të kam-unë ty-dhe pse e vdekur,
mbi gjithë ç’kam të gjallë!
Se nga të gjallët pashë çdo ditë,
veç halle dhe siklete,
ilaç i vetëm edhe dritë,
veç ti-mama-më mbete!
A. Duka

HOMAZH KUPTIMPLOTË!
Te pershendes.Te kendofte shpirti.Nena eshte zot ne toke dhe zot ne qiell.Kockat treten po shpirti kurre.Ai na ndjek pas gjithe jeten.
I madh je arben duka
Po keshtu shkruaj mor i uruar.
Mos shkruaj per partira.
Mos shkruaj per burra – gra,
qe flsin vec peshtira….
Respekte per poetin e madh Arben,,,,
O zot sa kam qare!!! Oh c na hodhe ne ca ujra qe …..pac jete ,shendet e krijimtari!
Arben Duka. Te dua m shum. Vec ti na ke mbetur.