Nga Bedri Islami
Në Shqipëri prej shumë kohe ka filluar fushata e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në Kosovë, po ashtu. Në dy anët e kufirit të një kombi do të ketë zhvillime të reja, qeveri të ndryshme, por gjithçka do të jetë nga vendimi i njerëzve, vota e të cilëve, herë numërohet si duhet dhe herë të tjera ashtu si duan.
Në Shqipëri të gjitha partitë kanë ndezur motorët dhe tri partitë kryesore, PS, PD, LSI, ndërsa shajnë pareshtur njëra-tjetrën, po gëzohen si fëmijët kur gjuhen me topa dëbore. Dhe ashtu si në duelet e dikurshme, nisën betejën mes tyre edhe sekundantët, FRD, LIBRA, Sfida, PSD dhe PDS dhe asnjëra prej tyre nuk do tashmë as paqe, as arsye, as lumturi, por vetëm lista deputetësh dhe qytete të pushtuara nga kandidatët e tyre. Bashkëministra të deri para një muaji “frymëzohen” nga beteja dhe hedhin vicklat që ndjell rreziku i humbjes së pushtetit, kanabisi, droga, krimi, oligarkia, pushteti, rrëmuja, shkarkimet dhe largimet, gjyqet dhe humnerat, hakmarrja dhe timoni i pushtetit, shoferet dhe kalorësit, telefonatat e 26 qershorit dhe SHPK-të politike, Republika e Re dhe klani i vjetër – të gjitha në pak minuta përplasen në mendjen e njerëzve aq vrullshëm, sa që të duket e pabesueshme se këto burra e gra që të premtojnë mrekullitë i paskemi pasur mes nesh dhe nuk e kemi ditur.
Në fakt, i provuam të parët, i provuam të dytët, i provuam të tretët që ishin herë më të parët e herë me të dytët, pak gjë ndryshoi.
Mungon Kosova.
Shefi i sotëm i qeverisë, Edi Rama, në fakt mik i tashëm i shumë prej liderëve të dikurshëm të Luftës në Kosovë, disa kohë më parë, jo shumë të largët, “kërcënoi” Perëndimin se, nëse nuk zgjidhet si duhet çështja shqiptare, atëherë do të jetë i natyrshëm bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Temën e Kosovës ai e përligji publikisht, duhet thënë saktësisht, edhe në takimet e para në Beograd. Tani, hiç. Për shefin e qeverisë dhe programin elektoral të forcës që drejton fjala Kosovë nuk është dëgjuar asnjëherë, sikur të mos ishte detyrim kushtetues interesimi për bashkëkombasit shqiptarë.
Natyrisht nuk jam naiv të mendoj se ky brez politikanësh, i cili shkon sipas parimit, më mirë i pari në katund se i dyti në qytet, do të bëjë bashkimin kombëtar. Koha e fillesës pluraliste, kur përmes parullës së bashkimit, mund të fitojë vota të shumta, shkoi dhe si duket, vështirë të vijë më.
E mbani mend shefin e opozitës, Basha, kur shkoi në Kosovë si shef politik e jo si jurist, që deklaronte se një rrënjë e origjinës së tij vinte nga Drenica dhe kërkonte të njihej si meritë e ligjshme kjo vazhdimësi e tij? Shefi i opozitës, hetuesi i dikurshëm i ndërkombëtarëve në dëmin e luftës në Kosovë dhe bashkëhartuesi i raportit famëkeq të Shtëpisë së verdhë, një sajesë halucionante serbe, përmes “dashurisë” për Kosovën, u bë edhe qytetar nderi në disa komuna, dhe, për ironi të kohës, pikërisht në ato zona, drejtuesit e luftës të të cilave i kishte hetuar dhe më pas kishin shkuar në gjyqet e ndryshme të pasluftës.
Shefi i opozitës po bredh tani në të gjithë Shqipërinë. Po u flet atyre pak vetëve që e rrethojnë për gjithçka, edhe për misionin që i ka caktuar “historia” për të qenë kryeministri i Shqipërisë së re, edhe për misionin e tij biblik si të Moisiut për të dërguar në vathë popullin e tij; po shkumon në takime elektorale duke na treguar se si një çadër hibride e bastardhe, ngritur si shenjë e mbijetesës së tij, na paska qenë çadër lirie, por Kosovën nuk e përmend. Si të thuash drenicaku u çdrenizua.
Shefi i ri i LSI është po ashtu. Të paktën të kishte mësuar diçka nga paraardhësi i tij politik, që në kohën e luftës në Kosovë, edhe pse ishte zëvendëskryeministër, në gjithë ato halle e derte që kishte vendi, u bë përkrahësi më i drejtpërdrejtë, pa asnjë lloj dorashke i luftës në Kosovë.
Është e vërtetë se në një fushatë elektorale vëmendja është më shumë brenda shtëpisë, në hallet, politikat dhe dertet e saj. Në rrugët që duhen ndërmarrë dhe në zbehjen e kundërshtarit politik. Në një vizion ndryshe, kur e ke, dhe në ide që mund të jetojnë, nëse i gjen.
Por njerëzit duan të dinë shumë më tepër se kaq: duan të dinë edhe se si do të jenë marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me pjesën më të afërt të fqinjësisë, me Kosovën; cilat politike do të ndiqen, do të ketë apo jo zbatim ideja e një tregu të përbashkët, të hapur dhe korrekt, mbi cilat baza do të zhvillohet bashkërendimi kulturor, apo do të jetë si tani, spontan, përmes një tollovaje kulturore, çfarë do të bëhet për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve të ndryshme, në fund të fundit çfarë do të bëjnë dy qeveritë, këndej e andej kufirit, për familjet e të rënëve nga shteti shqiptar në luftën e Kosovës, disa nga të cilat nuk kanë as një kulm si duhet mbi kokë, të tjerë që nuk marrin as pensionet e premtuara nga qeveria e Kosovës; çfarë qëndrimi do të ketë qeveria e Shqipërisë ndaj “gështenjave” të nxehta në politikën e Kosovës, si është Demarkacioni, përcaktimi i kufirit me Malin e Zi, dhe, po aq e rëndësishme, Zajedniva, krijimi i bashkësisë së komunave serbe, që mund të jetë një republikë e vogël serbe brenda Kosovës.
Kosova nuk është e afërt për ne vetëm kur liderët politikë shkojnë për vizitë atje dhe hapen b… për atdhedashuri, ndërsa sapo e kalojnë kufirin e harrojnë atë.
Jam i bindur se në programin e tyre politik, qoftë edhe elektoral, asnjë forcë e rëndësishme politike, nuk e ka Kosovën, as shqiptarët në trojet e tyre në Maqedoni e kudo tjetër. I kanë mërgimtarët, sepse mendojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe ndikimin e tyre tek familjet ku dërgojnë të hollat – kursime, por ajo që mendojnë të bëjnë në vitet e ardhshme që të mos ndjehemi një ditë të huaj për njëri tjetrin, nuk është askund.
Po kthehem tek një kujtim i një miku të pashoq: Fehmi Lladrovci, hero i Kombit, hero i Kosovës.
Në vitin 1992 të gjitha partitë politike në Shqipëri e vendosën në programin e tyre bashkimin kombëtar. Sidomos PD-ja, që më pas e tradhtoi në çastin e saj kritik, të luftës për jetë a vdekje. Katër vite më pas, 1996, asnjëra parti nuk e vendosi më. Rastisi që në Gjermani, ku jetonte asaj kohe përkohësisht Fehmiu, erdhi një funksionar i lartë i PS. U takuam e biseduam. Zgjedhjet ishin disa muaj para në Shqipëri. Ato zgjedhje që më pas u mbytën nën hurin e policisë berishiane.
E pyetëm mikun tonë të përbashkët nëse PS ka në programin e saj çështjen e Kosovës. Na tha sinqerisht, jo. Nuk e kemi. Fehmiu e pyeti nëse vendosja e Kosovës në programin elektoral i shton apo i pakëson votat. Ai, sinqerisht, tha se i pakëson votat. Pastaj shtoi se gjërat kanë ndryshuar.
Fehmiu heshti pak dhe i tha miqësisht, por zëri i tij shprehte pikëllimin e një njeriu që e dinte Shqipërinë mbi jetën e tij:- Nuk paskeni gjë as ju, socialistët. Për të tjerët e morëm vesh se rehabilituan gjithë njerëzit e UDB-së, por tek ju shpresuam.
Në vend të përfundimit:
Mos e harroni Kosovën, që një ditë të ardhshme të mos ju thonë: “Nuk paskeni gjë as ju”!

NACIONALIZEM PRIMITIV TE KUJTOSH SE ISH SHQIPERIJA KA SHTET E SHTETARE TE KUJDESEN PER KOSOVEN!Do ish me mire qe ne vend te fjales ‘shef’ qe nuk le rresht pa e permendur ta zevendesonte me shurre….
Kosova ka institucionet e veta, shtetin e vet. I cili here shikon nga Turqia dhe here nga Europa. Me mijera here udheheqesit e Kosoves i kane terhequr veshin atyre te Shqiperise qe te mos fusin “hundet” ne punet e brendshme te Kosoves. I pari ka qene “shalli” pra Ibrahim Rugova, qe e ka percaktuar Kosoven si te baraslarguar nga Beogradi dhe Prishtina! Pastaj kane qene politikane te tjere, analiste proturq etj etj.Kishim nje kombetare futbolli gjitheperfshirese qe na nderoi ne France. Por çfare bene disa muta nga Kosova. Kerkuan edhe ata nje kombetare te tyre. Dhe Perendimi qe eshte pothuajse kudohere kundra çdo kerkese te Kosoves, e aprovoi shpejt e shpejt kete kerkese! Dhe tani, per faj te disave ne Kosove, kemi dy kombetare. Prandaj tani per tani secili vend duhet te zgjidhi hallet e veta. Bashkimi duhet te behet gradualisht dhe hap pas hapi. Se pari kulturor, me nje abetare dhe histori te perbashket qe te mesohet si ne Kosove edhe ne Shqiperi. Pastaj me heqjen e doganave, por jo per prodhimet serbe qe nga Kosova hyjne ne Shqiperi. Nga ana tjeter kosovareve duhet tu krijohen te gjitha kushtet e nevojshme qe te kalojne pushimet e veres ne vendin ame. Dhe keshtu pak e nga pak bashkimi kombetar behet fakt. Por nje pjese e kosovare nuk e duan bashkimin kombetar. Te molepsur deri ne palce nga titizmi ata preferojne nje lloj konfederate ndermjet Shqiperise dhe Kosoves. Vetem Albin Kurti, Rexhep Qosja dhe pak te tjere jane pro bashkimit te Kosoves me vendin ame, si nje pjese e shkeputur padrejtesisht nga trungu ame. Prandaj nuk eshte politika ajo qe do e kryeje bashkimin kombetar, por vete jeta e perbashket ndermjet shqiptareve te te dy aneve te kufirit. Bashkimi kombetar nuk behet me deklarata, por me pune dhe me nje strategji afatgjate.
O bedri zeza.tash mos leh kot kur e ke ditur qe prej aq shume vite se kjo parti nuk ka kosoven neprogram se faji eshte ma shume i yti kur e dish e prape bashkpunon me ta!
O Bedri Islami po akoma nuk e ke kuptuar qe asnje parti politike nuk ka progrm .Cili eshte programi i ish partise Socialiste,Shakarat Edvinit.Kur nuk ka ish Ps ku kane ngelur pak burra me mend nga Pd dhe Lsi mos prit gje.
Per Kosoven po shkerdhehet Shqiperia me marveshjet e detyruara nga “miqte” qe bashkimin e konceptojne me Prishtinen kryeqytet!Nenshkrimi i marveshjes Rama-Lul-Meta eshte qe ne 2018 me rastin e 10 vjetorit Shqiperia do ti bashkangjitet Kosoves qe ti mbyllim gojen Serbise !Ky eshte plani qe Ramushi se bashku me Lulushin nenshkruan me te derguarin nga planeti “meme”!