PD dënon me indinjatë terrorin që goditi Londrën

Elton Tafaruci

Partia Demokratike i ka shprehur solidaritetin popullit dhe autoriteteve Britanike pas sulmit terrorist të një nate më parë, i cili i mori jetën 7 personave.

“Partia Demokratike dënon me indinjatë aktet e terrorit që goditën Londrën. Mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afërmit e tyre dhe të lënduarve nga ky sulm i pabesë. Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së  Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *