Shqetësimet e herëpashershme të ngritura që prej nëntorit 2013 mbi zvarritjet e gjykimeve në gjykatat administrative konfirmohen si problem kushtetues edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Kur ligji për gjykatat administrative parashikon zgjidhje gjyqësore të çështjeve brenda 90 ditëve, i ndodhur përpara abuzimit me ligjin, një shtetas i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pikërisht për shkelje të këtij afati.
Fillimisht ushtaraku Perikli Koliçi e hapi padinë kundër Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2009, atëherë kur pas një konkursi për gradën “Gjeneral brigade”, ai u rendit i pari.
Por megjithë rezultatin, ministri i Mbrojtjes në listën me pesë emra oficerësh të tjerë, nuk ja propozoi presidentit emrin e Koliçit. Me kërkesën që të detyrohej, ministri i Mbrojtjes t’i propozonte Presidentit emrin e tij për “Gjeneral”, fillimisht ushtaraku Koliçi e nisi procesin në Gjykatën Civile.
Ai e humbi çështjen në Gjykatën e Apelit dhe në vitin 2013 pas ngritjes së gjykatave administrative, dosjen e tij e mori në shqyrtim Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
Gjykata Kushtetuese verën se dosja e Koliçit është mbajtur pa u gjykuar 3 vjet e pesë muaj. Ky afat konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si cenim i të drejtës për një proces të rregullt dhe brenda një afati të arsyeshëm.
Përderisa ligjvënësi, thonë gjyqtarët kushtetues, ka përcaktuar afatin kohor të 90-ditëve do të thotë se ai duhet zbatuar nga Gjykatat Administrative.
“Justifikimi se shkak i vonesës në shqyrtim vjen për shkak të fluksit nuk është i bazuar, sepse ngarkesa e gjykatave nuk është argument kushtetues”, konstaton gjykata.
Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Koliçit me arsyetimin se atij i është cenuar e drejta për t’u gjykuar brenda afatit. Por, nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese nuk pranoi pretendimet e ushtarakut se i ishin shkelur të drejtat për marrjen e gradës, pasi sipas saj, paditësi nuk e kishte përpiluar padinë në nivel kushtetues.

Autori i ketij shkrimi te vere emrin,e te identifikohet,pasi ja ka futur kot.Ushtaraku Perikli Koliqi,ka qene KOLONEL,aplikoi per te mare graden GJENERAL dhe me gjithese e meritonte e u rendit i pari ne piket e grumbulluara gjate testimeve,Presidenti Nishani nuk e dekretoi.Edhe mbas hapjes se proceseve gjyqesore ai ende nuk i ka fituar.Gjykata Kushtetuese i dha te drejte se u shkelen afatet e gjykimit,por nuk i dha te drejte per te mare graden GJENERAL,pasi Koliqi nuk e kishte perpiluar padine ne nivel kushtetues.Si perfundim ai nuk e ka fituar betejen me gjykaten kushtetuese.Shkurt fare mungon drejtesia.