Zgjedhjet, Vlahutin: Mos e shisni votën!

DITA Online

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Shkodra ka theksuar se procesi zgjedhor në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit ndaj u ka bërë thirrje votuesve të mos pranojnë asnjë presion qoftë edhe nga familjarët e tyre.

Vlahutin në takimin që pati me shoqërinë civile tha se komuniteti ndërkombëtar po planifikon monitorimin e zgjedhjeve ndërsa është duke vëzhguar lëvizjet në administratë apo nëse ka abuzime me transaksionet e parave.

Çdo lloj presioni apo transaksioni mbi blerjen e votës me para në dorë apo favor tjetër, duhet refuzuar. Ju si përfaqësues të shoqërisë civile keni përgjegjësi më të madhe për të raportuar e monitoruar këto abuzime. Zgjedhjet janë përgjegjësi thelbësore e qytetarëve. Çdo qytetar duhet të jetë vigjilent për çdo element që tenton të abuzoje me procesin. Ne si komunitet ndërkombëtar po planifikojmë të monitorojmë zgjedhjet.

Përparësi kemi në monitorimin e lëvizjeve të parave nëse ka abuzime si dhe lëvizjen e administratës. Do të ketë edhe një fushatë ndërgjegjësuese. Në fokus do të jenë qytetaret të cilët do të pyeten nëse kanë parë që shitet vota apo ka korrupsion.

Zgjedhjet janë për qytetaret dhe ju nuk keni vetëm detyrë të votoni, por keni përgjegjësi edhe për raportim.

Zgjedhjet parlamentare janë tepër të rëndësishme pasi përcaktojnë qeverinë e ardhshme, ka të bëjë me të ardhmen 4-vjeçare të vendit”, është shprehur Vlahutin.

Share This Article
7 Comments
  • Nga “Rakia behet nga rrushi” ne 1991, te ” Mos shisni voten” ne 2017! Jane po ata, “Dishepujt” e demokracise qe vazhdojne pa u lodhur te na mesojne ne “Zulute” ne mes te Europes. Bashkimi Europian sot eshte nje gazerme me oficere qe kane nje 2-3 ushtare jashte gazermes qe i japin urdhera. Nga keto, Ushtari i mire Shvejk jemi ne, padyshim.

  • Si te bejme kur votat na jane shitur nga kryetaret e partive te cilet kane futur ne lista kryetaret e partive motra?

  • Po kur “Bleresi” i votes eshte Edi Rama si duhet te veprojme moj zonje ?
    Apo ne kete rast kjo behet per te miren e Shqiperise, per integrimin dhe per te cuar perpara Reformen ne Drejtesi ?

  • Zonje nderuar Vlahutin ::::Kesaj ere u be pakti mbrojtes i PPSH . Liken President ,Me PD ne koalicion ,besoj se do japin leke vetem kondra partive te reja, si SFIDA; LIBRA ,AV NGJELES e tj te partive te reja ,me perceptime perendimore , ku, dhe ju keto i deshironi pa diskutim . Keto parti pro perendimore jane frika
    me e madhe e ketyre neokomunisteve te ketyre 27 viteve te fundit ..Popullit i ka shkuar thika ne palce , fukaralliku sa vjen dhe shtohet ,mos siguria e jetes , Dhe mbi te gjitha rrembimi 100% i dinjitetit popullit te mjere , qe e kane shtrire pa dyshim ne kanalet e ujrave te zeza.,nga korrupsioni galopant dhe mos egzistenca komplet e paralizuar e drejtesise , me lejen e banditeve ne pushtet ..Populli po pret me pa durim , te filloje punen Vettingu dhe reforma ne drejtesi ..Jepini ju lutem gaz . Per jete do i jemi mirenjohes BE dhe USA:.Ju faleminderit Zonje e nderuar……

  • Mire e keni Znj.Vllahutin !!! Po nuk te le LSI-ja Ka hedhur pare te madhe. .Ne fakt nje gervishtje nga miliardat qe ka grumbulluar nen siglen e Like Floririt. dhe te Mona Niko-Qires

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *