Thirrja e 29 intelektualëve nga Shqipëria për Kosovën: Votoni vetëvendosjen, jemi me ju!

redaktor

Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës

Ne, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, u shprehim sot qytetarëve të Republikës së Kosovës mbështetjen tonë për forcimin e shtetësisë dhe për zhvillimin e vendit. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje të drejtë, të pakorruptuar, kombëtare, që do t’u kthejë atyre dinjitetin dhe shpresën për të ardhmen, një qeverisje e cila do të drejtojë punën e përbashkët për ta kthyer Kosovën në një shtet të mundësive të barabarta për të gjithë. Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kanë marrë përmasë historike sepse përcaktojnë një sërë çështjesh themelore të lidhura me ardhmërinë e Kosovës. Ndaj, më së pari ftojmë në një pjesëmarrje masive qytetarët dhe mërgatën në votime.

Me ndërgjegje konstatojmë se qeverisja e kaluar jo vetëm që nuk ka realizuar premtimet e shpallura në fillim të mandatit, por i ka dëmtuar jashtë mase interesat jetike të Kosovës. Përpjekja për zbatimin e dy marrëveshjeve, “Zajednicës” dhe demarkacionit të kufirit të përbashkët me Malin e Zi ishte dobësim i drejtpërdrejt i përgjegjësisë dhe subjektivitetit të shtetit të Kosovës. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se zbatimi i këtyre marrëveshjeve do të cenonte integritetin territorial, barazinë e shtetasve të Kosovës para ligjit, mirëkuptimin mes shqiptarëve dhe pakicave etnike, si dhe afrimin e Kosovës me Shqipërinë. Me mobilizimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të opozitës, fatmirësisht zbatimi i tyre nuk u realizua.

Me shqetësim po vëmë re se në paraqitjen e programeve elektorale dhe në fjalimet elektorale, dy partitë e koalicionit të kaluar nuk kanë reflektuar dhe nuk zotohen për anulimin e firmosjes së marrëveshjeve, për të cilat ato vetë mbajnë përgjegjësi. Ekziston gjithnjë rreziku që në legjislacionin e ardhshëm këto marrëveshje të rikthehen të pandryshuara për miratim në Kuvend. Një situatë e tillë do të ishte një vonesë dhe një regres i shtet-ndërtimit në Kosovë. Vërejmë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur një qëndrim të qartë kundërshtues lidhur me to dhe ka parashikuar në programin elektoral masat që do të ndërmarrë lidhur me to qeverisja e kryesuar prej Albin Kurtit.

Ne jemi të mendimit se është e domosdoshme që t’i mbyllet rruga njëherë e përgjithmonë “Zajednicës”. Jemi të mendimit se marrëveshja e demarkacionit kufitar me Malin e Zi duhet rinegociuar nga një ekip i ri i ekspertëve në transparencë të plotë publike. Vendimet e gabuara mbi këto çështje do t’u kushtonin shumë brezave të ardhshëm të Kosovës.

Prandaj, ne ju ftojmë që në zgjedhjet e 11 qershorit të votoni për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, si garancia më e mirë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të republikës.

Ne kemi dëshirën për të parë një Kosovë të zhvilluar e të begatuar, ashtu siç e kanë ëndërruar të gjithë ata që ndër breza shqiptarësh janë flijuar për lirinë dhe demokracinë. Me zemër e mendje jemi me ju!
Tiranë 05.06.2017

Lista e nënshkruesve:
Moikom Zeqo – Shkrimtar
Doan Dani – historian
Brizida Gjikondi – avokate
Enis Sulstarova – pedagog
Hysamedin Feraj – Profesor i filozofisë
Aleksandër Kocani – profesor i filozofisë
Sofokli Meksi- pedagog, studiues
Krenar Zejno – Shkrimtar
Bashkim Rodoni – Regjisor
Blendi Kajsiu – pedagog
Ergys Mertiri – sociolog, gazetar
Klejdi Këlliçi – pedagog
Endrit Reka – shoqëri civile
Blendi Çeka – pedagog
Orgest Azizi – pedagog
Hasan Bello – historian
Hati Çokalli – inxhiniere
Alma Pulaj – pedagoge
Klisi Murati – student
Suela Demiri – punonjëse sociale
Xhenis Gjini – studente
Liridona Hoxha – studente
Alma Shyti – sipermarrëse
Myzejen Lulo – punonjëse sociale
Pavjo Gjini – studiues
Kleida Abbas – profesore
Evi Veliu – studente
Genc Shehu – psikolog klinik
Alida Karakushi – shoqëri civile

Share This Article
10 Comments
  • Ajo cka me brengose me se shumti eshte nenshkrimi i z. Moikom Zeqos. A thua e di z. Zeqo qe Albini eshte nje dyzim komunisto-islamik. A thua e degjoi ai sot deklarimin e z. Kurti qe shume qarte e tha qe ne rast te fitores do ta lejoje bartjen e shamive ne shkolla dhe do te lejoje qe edhe pedagoget te mbajne mesimin me shamija.

  • Keqardhje per Z. Zeqo qe ka nenshkruar kete deklarate. Sa per keta te tjeret keta jane emra pa emer ose “intelektualuce of my ass”. Populli kosoves ska nevoje per dacibao te tilla te turpshme qe ti mesojne atij se ke duhet te votoje. Ai i di me mire hallet e tij dhe do ta jape veriktin ne zgjedhje. Futja e hundeve nga keta pseudointelektuale (perjashtoj Moikomin per te cilin ushqej nje respekt te vecante) seshte gje tjeter vecse perzierje ne shtepine e botes kur po i ze catija ne shtepite e tyre.

  • Hiq nje Moikom, te tjeret, i gjen me kile ne cdo rruge. Po dale se po na dalin kaq shume parira tani. Kosova e Shqiperia do bejne cfare tu thote Amerika sepse vete ne nuk kemi kellqe sepse serbia e greqia kane rusin pas. Se i japim nje koder Malit te Zi por nderkohe marrim gjysmen e maqedonise dhe pastaj veriun e greqise dhe pastaj dhe vete gjysmen emalit te zi bashke me kodren qe u dhame tani… SHBA i ben gjerat me qitje te larget… ndaj nese nuk duhet bere demarkacioni, se pari duhet bindur SHBA sepse pa miratimin e saj, vetem izolohemi.

  • Prania ne liste e nje koke te mencur
    si Z. Hysamedin Ferraj
    dhe e shkrimtareve Krenar Zejno dhe Moikom Zeqo, na ben te mendojme pozitivisht…
    Por, le te presim vendimin e shqiptareve atje.
    Ata dijne se si. Gjithnje kane ditur,
    jo vwtem pwr Veten,
    por edhe pwr shqiptaret kendej.

    • Hysamedin ferraj nuk eshte koke e nencur. Ai eshte nje islamist i cili Skenderbeun e quan tradhetare kurse Ballaban Pashen patriot.

  • “Prandaj, ne ju ftojmë që në zgjedhjet e 11 qershorit të votoni për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, si garancia më e mirë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të republikës.”
    që duhet dalë nga skema që thaçi pregatiti para gati 3 vjetësh,pra për të marrë në dorë gjith pushtetin në kosovë,presidencë,qeveri dhe parlament,duhet patjetër të votohet dikush tjetër!!
    pra duhet thyer kjo skemë për të pasur mudësinë që të fillojë krijimi i një shteti normal në kosovë!!
    LDK e rugovës dhe e mustafës e përlyer në ekstrem me të kaluarën dhe të sotmen do të ishte një alternativë e vagullt një ujë kënete ku jo vetëm mikrobet por dhe çdo lloj paraziti mund të gjesh!!
    VV,sipas shikimit të parë,punës së saj të deri tanishme do të dukej si varianti më i mirë!!
    gjithnjë për çdo gjë ka në POR!kështu dhe për VV!!
    ngjyra e saj kombëtare deri diku merr një hije të lehtë,të lë shijen e një dyshimi!animi i saj,dhe disa herë dhe është akuzuar,nga krahu i erdoganit dhe rrymës së tij islamike!!
    mua personalisht ma ka lënë këtë shije shumë të hidhur!!
    si albin kurti,i cili ka shprehur shumë herë,deri hapur fare,simpatinë për islamin vehabist deri radikal,ashtu dhe shpend ahmeti,i cili,në mënyrë të fshehtë,po përpiqet të kopjojë jetën politike të erdoganit,nuk janë shprehur asnjëherë kundër erdoganit!!
    ata e kanë kaluar ashtu si pa dashje me qëllim kritikën ndaj tij dhe politikës së tij,jo vetëm në turqi por dhe ndërhyrjes që ai po përpiqet të bëjë në trojet shiptare,ku bën pjesë dhe kosova!!
    është folur që VV ka pasur mbështetje në votime nga islamistët radikalë në kosovë!!
    unë personalisht pa dëgjuar një prononcim nga ahmeti dhe kurti,kundër erdoganit!?
    nuk do ti jepja votën,as atë që ka fituar normalisht,e jo më ta kisha si parti drejtuese të qeverisë së kosovës!!

    • e ke me të futme korçe??
      për kë ramush e ke fjalën??
      për atë ramush që nga pa brekë në bythë,para çlirimit,sot është bërë milioner??
      për atë ramush që për procesin e hagës mblodhi para nga populli,që ja dha me zëmër,dhe pasi u lirua bëri një festë me vlerë 70 mijë euro,me paratë e mbetura nga gjyqi??
      për atë ramush që për arrestimin në francë prap detyroi një biznesmen për ti paguar gjyqin??
      për atë ramush që për të zgjidhur problemet e veta vetëm shton pasurinë dhe asnjëherë nuk shtin dorën në xhepin e tij,por gjithnjë në xhep të të tjerëve??
      si lumë ky ramush që luftoi për kosovë dhe po e mjel çdo ditë!!
      mjerë ata që luftuan dhe u vranë e po hanë dhe për gjakun që derdhën!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *