Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në “Top-Story” për koalicionin me LSI-në. Ai tha se deri në fund ka qenë për koalicion me LSI-në, por kjo e fundit është treguar e ngurtë.
Rama tha se gjysma e LSI-së ishte për koalicion, e gjysma tjetër për çadrën.
“LSI ka qenë deri në fund e ngurtë. Pastaj ka krijuar një formulë që ishte gjysma e parë për koalicionin, gjysma e dytë për çadrën.
LSI është munduar të krijojë një identitet të vetin. Të paraqitet si i treti i vërteti. Unë them sot që ne kemi sot të drejtën që të kërkojmë nga njerëzit atë që na takon. LSI thotë që do dalë forcë e parë. PD-ja thotë do bëjë republikën e re”, ka thënë Rama në TCH për Sokol Ballën.

Prandaj e bere president kryetarin e saj? Ik ore plehre!
Parti pa identitet, edhe me te majten edhe me te djathten.
Nga t’i fryje era.Interesi personal mbi te gjitha e pergjithçka…..
Nje precedent i keq, negative, edukativ per brezin e Ri.