​Rama në vendlindjen e Berishës: Unë me Saliun si Reali me Kukësin

DITA Online

 

Kryetari i Partisë Socialiste hapi sot fushatën elektorale në Tropojë ku ftoi tropojanët të votojnë Partinë Socialiste.

Duke qenë se ndodhej në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama e përmendi dhe këtë të fundit, duke kërkuar që qytetarët të bëjnë dallimin mes votimit me zemër dhe me mendje.

“Do dali ndonjë këtu dhe do thotë: Si t’ia bëj unë që e kam zemrën te Saliu.  Por vota nuk është punë zemre, por është punë mendje, interesi për familjen tate. Unë mund të sjell ndryshime, unë jam zhvillimi. Se unë dhe Saliu jemi si Reali me Kukësin, jo se Kukësi nuk është gjë (qesh)”.

Kryeministri ka lavdëruar kreun demokrat të kësaj bashkie, Besnik Dushajn.

Rama tha se Dushaj nuk është si Voltana Ademi apo si Kapri i Pogradecit që flenë gjumë.

“Ne do ta mbështesim Tropojën me sa të kemi mundësi. Kryetarin e Bashkisë e kanë zgjedhur qytetarët e Tropojës dhe neve na kanë zgjedhur shqiptarët.

Ne nuk e paragjykojmë Tropojën, as kryetarin e saj. Ai nuk është si Ademi dhe Kapri që flenë gjumë. Unë them kaq. Kryetari i Bashkisë ka bërë gjithë këto punë këtu. Ka patur mbështetjen tonë se ka aplikuar për projekte. Ai nuk tund flamurin e partisë në zyrë ndaj unë e kam mbështetur edhe personalisht.

Po votuat Lulin e morët në qafë kryebashkiakun”, tha Rama.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Le xova nje koment dje tek nje gazete ku fliste keq per Berishen,dhe pasi kish pire pak alkol e besova!Kur me doli alkoli,fillova te mendoj,dhe doli se komenti ishte shkruar me tendence anti Berishe.Ne kete koment thuhej se Berisha eshte me origjine nga Kazakistani(nuk eshte se kam gje kunder Kazakistanit,si qdo Shtet i Botes).Pra kjo me habiti,sepse per Gruan e Berishes,e dija qe eshte pjeserisht me origjine Serbe.Por pasi rishikova mire qeshtjen doli se Berisha eshte Shqiptare i vjeter i Malesise se Gjakoves,pra Malesor,dhe jo Gjakovar.Nje Malesor,nga keto Krahina,eshte Iliro Shqiptare,pra nuk ka si te jesh Shqiptar me teper!Ndersa persa i perket Gruas,kjo gje eshte normale,sepse Shqiptari,nuk eshte ksenofob,dhe dashuria e Berishes karshi Gruas se Tije solli edhe martesen,ku sollen Femije ne jete ,dhe ju uroj qe te trashegohen!Por shkrimi tendencial(Komenti),me qoroditi per pak kohe,derisa mendja u qartesua dalngadal.Persa i perket krahasimit me futbollin,qe ben Rama,nuk besoj qe Burra Shteti,te krahasohen me Futbollin.Edi Rama,ka tjeter edukate,ndersa Berisha ka edukate me te madhe sepse Berisha kur zbriti ne Tirane,erdhi nga freskija e maleve,dhe ishte rritur me ujin e paster te Malesise.Pra diskriminimi qe i behet Berishes mendoj eshte i tepruar,sepse keto goditje vijne nga posht lart,nga poshte mendoj Jugu,i manipuluar,dhe nga lart,Kosova e manipuluar,si dhe nga Metropolet Shqiptare,ku ka Njerez te manipuluar kunder Berishes(Flas kush eshte i manipuluar,sepse shumica nuk eshte kunder Berishes,por as kunder Rames,shohin punen e vet,dhe Partine ku bejne pjese,vetem kur ka manipulim nga Partite,vjen edhe diskriminimi i Berishes).Ne kohen e Berishes,mund te flisje qte doje,ta shaje e ta lavderojshe sa her te duash,dhe nuk pesoje probleme,nuk kishte Berisha sensin e hakmarrjes,bile eshte per tu theksuar,se shumica absolute e gazetave shkrunin nat e dite kunder Tije,qfar nuk shoshin te verteta po edhe genjeshtra,shumica ishin genjeshtra,dhe Njerezit i lexonin,kto gazeta,qe don te thoshte humbje pikesh per Berishen,por kur vinte Puna tek votimi,shumica i jepnin Voten Berishes.Pse,ndodhte ky fenomen,mendoj kjo vjen pasi Berisha nuk shantazhonte Njerezit,nuk i frikesonte,dhe kush bente Probleme ne emer te Tije(frikesonte Njerezit,Berisha i terhiqte veshin).Sikur Shtypi Shqiptare te mos ishte ne shumice absolute kunder Berishes,Berisha do te ishte Kryeminister deri ne moshe Shum te vjeter!

  • O Goni, perse na ben te humbasim kohen me Saliun tend. Po, ky idhulli yt shqiptar eshte, por ka qene dhe eshte anikombetar, antishqiptar dhe pro serb, jo vetem me fjale por edhe me vepra. Sa per ujin e fresket te maleve te bjeshkeve, po te them se andej nga eshte Berisha (Vicidol i Lugut te Zi, vetem uje bjeshke nuk ka, eshte nje lugine qe vetem tri ore diell sheh, dhe ne dimer i mbuluar me bore nga nentori deri ne fillim te prillit. Dhe Lugu i Zi ka nje balte dhe nje uje gelqeror qe te shkaterron organet e brendshme. Tjeter, kur erdhi Berisha ne Tirane qe i ri fare dhe nuk kishte kohe te shijonte ujin e bjeshkeve, dhe bjeshke quhen Shkelzeni, Valbona dhe Gryka e Dragobise, Maja e Hekurave, Bjeshket e Namuna, Doberdoli etj, qe Berisha as i di ku bien. Sa per ate qe do te ishte edhe sot Kryeminister, te ben per te qeshur, ne 2013 ai kishte gjithcka qe i duhej nje kryeministri per te fituar zgjedhjet: Ushtrine, policine, drejtesine, prokurorine, presidentin, shikun, bandat e nxjerra nga burgu per te vjedhur votat, kishte Sokol Olldashin, Flamur Noken, Gent Strazimrin, Ristanin dhe madje edhe nderkombetaret, me ne krye UDB-ne dhe rezultati: Humbje masive. Dhe kjo per shkak te krimeve, vrasjeve, vjedhjeve, shitjes se trojeve te Shqiperise. Ky idhulli yt eshte nje njeri i neveritshem dhe i urryer. Koha e ketij ka marre fund, dhe po keshtu edhe e nxenesit te tij Lulzime Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *