Basha: Rama në 4 vjet ka bërë rolin e Ezelit

DITA Online

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se marrëveshja e 18 majit mes PS dhe PD i hap rrugë fitores së opozitës

Nga njësia 4 në Tiranë, kreu i opozitës u shpreh se Rama dhe Meta dalin dhe bëjnë spektakël, duke mos menduar për qytetarët.

Ndërsa e ka krahasuar kryeministrin me “Ezeli” e telenovelës turke.

“Marrëveshja politike e 18 majit i hap rrugë fitores vendimtare që po ju e keni në dorë në 25 qershor. Prandaj të jeni të qartë që kjo beteje nuk u fitua nga një krah politik kundër një krahu tjetër. Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve dhe është për ju.

Fushata për zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më në qendër politikanin, cirkun e politikës, por do të ketë hallin e problemeve tuaja, zgjedhjen e problemeve tuaja.

Ja tek e shohim dy fushata,  njëra ka në qendër politikanët e stampës së vjetër, të pazarit të vjetër politik. Rama nga mëngjesi deri në darkë do në qendër të vëmendjes  veten e  tij. Ai tjetri mori daullen në Kukës e patë. Ky tjetri kërcen valle, gjithçka vetëm për veten e tyre. Spektakël politik, si Ezeli, 4 vjet telenovelë. Por ndërkohë njerëzit me tavolina bosh, pa punë, me rroga copë-copë“, tha Basha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *