Blushi denoncon censurën që mediat i bëjnë LIBRA-s

DITA Online

 

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka deklaruar se do të vijojë fushatën derë më derë duke kërkuar votë morale në 25 qershor.

Sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të rrënohet kasta e vjetër dhe të korruptuar.

Po ashtu Blushi shprehet se partitë e vjetra kanë krijuar monopol duke mos lejuar transmetimin e fushatës së LIBRA në televizione.

“Televizionet e shitura të Shqipërisë. Që kur ka filluar fushata, që ditën e parë Rilindja ka dale 53 orë në televizion në lajmet e Shqipërisë, Çadra 39 orë, partia e Presidentit 13 orë. Imagjinoni sikur të shikosh në TV dy ditë rresht Edi Ramën, Lulëzim Bashën apo Sali Berishën. E dini sa është Libra? 27 minuta. Sigurisht do ti mundim duke ecur dhe duke shkuar derë më derë për të bindur shqiptaret se kjo është një arsye me shumë për të rrëzuar këtë kastë të korruptuar”

Në takimin me qytetarët, Blushi u shpjegoi programin ekonomik të LIBRA dhe u kërkoi atyre të votonin LIBRA-n.

Share This Article
2 Comments
  • Ka Tani ca video e foto te tujat ne qoftese do material per mediat, Po nuk di a do i pelqejne eves tate po ndoshta Natalise mund ti pelqejne se eshte e hedhur dhe moderne ajo, babit vet i ka ngja.

  • O Ben frika e Rames , e Presidentit ,dhe e Cadres ,asull asull , eshte vettingu dhe reforma ne drejtesi .Kesaj raddhe e kane mare ustallaret perendimore ne dore ,Prit se ske pare as edhe nje gje akoma..Kurse ne parlament nuk duan zera kritike , qe mbrojne interesat popullit ,Cunat e dulles nuk e njohin ,debatin ,nuk duan kritika ., Duan te luajne me top pa kundershtare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *