SFIDA ironizon PS-në, shpërndan broshura bosh me premtimet e mbajtura (VIDEO)

DITA Online

Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi u shpërndau sot qytetarëve një libër me “premtimet e mbajtura të Qeverisë” gjatë këtyre viteve.

Përveç kopertinës, broshura ishte bosh.

“Shumë gjëra ka thënë dhe asgjë të plotë nuk ka bërë. Përveç kopertinës, pra fasadës, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet.

1-  Premtoi të ulte çmimet – realizimi: bosh, si kjo broshurë

2-  Premtoi tatim fitim 5% për biznesin e vogël – realizimi: bosh, si kjo broshurë

3- Premtoi ndalimin e kazinove dhe lojrave të fatit – realizimi: bosh, si kjo broshurë

4-Premtoi 300.000 vende pune – realizimi: bosh, si kjo broshurë

5-  Premtoi të hiqte TVSH-në për ushqimet – realizimi: bosh, si kjo broshurë

Në më shumë se 25 vjet të njëjtat parti kanë kërkuar me radhë besimin e shqiptarëve. Secila prej tyre ka dështuar. Tani kërkojnë prapë pushtetin, mundësisht të pakufizuar. Duhet të kemi kujdes nga mashtruesit që kanë plaçkitur këtë vend. Ata janë shumë të zotët me fjalë. Por na duhet urgjentisht të rithemelojmë klasën politike. Të sjellim në kuvend sa më shumë qytetarë.  Sfida për Shqipërinë është mundësia për të çuar në parlament një frymë që të ngjan. Një frymë që të përket. Bashkë mundet!” u shpreh Gjergj Bojaxhi gjatë takimit.

Nën siglën e paritisë Sfida për Shqipërinë, me nr. 4, kandidojnë emra si Ermal Hasimja, Medlir Mema, Blerina Turdiu Kokona, përkrah Gjergj Bojaxhi.

Kryetar administrativ është Hektor Ruci.

Share This Article
4 Comments
  • Pergjigju nje here ne dyert e drejtesise ne Shqiperi , per vjedhjet qe bere ne K.E.SH,sha dhe sidomos ne privatizimin skandaloz qe realizove ,per O.S.SH,ne, per te cilen nuk po pergjigjesh as sot e kesaj dite ne Gjykate ……….Humbi Shqiperia , qindra miljon euro ,

  • I nderuar Z : Bojaxhiu….. Keni harruar , ne fletushken bosh ,riciklimin e mbetje ,dhe bashke me to brenda vijne dhe lende readioaktive ,ku pagesa eshte teper e majme . Nuk ti jep as edhe nje shtet riciklimet ,hajde ta provjne ,po paten shanc te marrin ne europen perendimore riciklimet ,Pa ju permendur transportin qe i kushton ketyre shteteve perendimore . E presim Ramen ne perendim ,bile do e shoqerojme ,po nuk pati besim tek ne per perkthyes , ta mari me vehte perkthyesin e vet . Nuk ka shanc ti japi njeri ,se i perdorin per vehten e tyre Me te zgjuar o popull i vuajtur e i neperkembur. ., . Jane bere si qener per para ,se sa per kancerin e popullit ??!! Per kete problem,,pa e nxjere koken e muhabetit, si PD e PS kane qene kundra ,si ky rast dhe per monopolet keta bandille anti shqiptare e anti zhvillim ,zihen serjozisht kur i preken monopolet mbare ne cdo drejtim ,e pa dyshim rendon ne xhepat e popullit , pa haruar cilesine.
    Duan me djallezine e lali Erit, tju vjedhin direkt xhepat shqiptareve pa pervoje, me ane te manaxhimeve te pallateve . Plus abuzimeve me firmat private ne fature te dy fishte ,por do pagojme edhe rrogat e ketyre ,qe kurre nuk do i merni vesh . E pastaj do dali Rama e do krekoset shihni, sa vende te reja pune kemi hapur .Pa ju permendur shkaterrimin total me vjedhje brutale te bregdetit tone te bukur .betonizimit brutal pa kriter dhe pa arkitekte ,ku te pakten te perdornin ndonje spango sa per drejtim, se kur vjen puna prones shteterore qe na takon ne te gjitheve popull , spyesin as edhe njeri? ??!!.,ku per mua jemi te vonuar ,sinqerisht me vjen keq ,per kete vandalizem te natyres ,kam dhimbje ..E kam thene gjithmone ,popull kujdes ,mendoni per femijte e te te gjithe ne shqiptareve . Interesi i jon ne keto momente shume te veshtira ,eshte te kemi njerez, jo te inkriminuar ne parlament ,ku pa dyshim keto parti te reja pro perendimore . do jene SFIDA , AV ngjela, LIBRA etj .Keto do jene avokatet ,tane ne parlamentin shqiptar te ardhshem , per te cilen kemi nevoje , si as edhe nje here tjeter .per te diktuar e vendosur paprekshmerine e kushtetutes,per nje shtet qe do zbatoje ligjin,transparencen ,te vettingut dhe reformes se drejtesise ,per te gjithe njelloj .Mos harrojme eshte e rendesishme marjen e dinjitetit qe keta ustallare te ketyre 27 viteve na i kane rrexuar ne hale dinjitetin .,Keta vellezerit e pa ndare PS .PD e LSI ,te jeni te sigurt nuk po i ze gjumi naten pej vettingut ,fatmiresisht per ne e kane mare ne dore ustallaret Amerikane e BE. . Skam nevoje tju permend lidhjet e betonimin me hekur, te mos denimit te tyre, qe kane qendisur keto dy jave .Liken ,president ,me PD kualicion ,mos harroni ligjin 449 qe Rama e qendisi.E nxoren koken katovicaret e pardesyve te bardha..
    .Behuni te zgjuar o popull i vuajtur kesaj here ,e mos na merni ne qafe.Ti lutemi zotit , per nje jete normale , e te rimarim dinjitetin si gjithe perendimoret..
    Te rrojne Shqiptaret…. .

  • A e dini pse sot ne Vlore rrihen djente e qytetit .Ky karagjozi Boje e Zi ka marr para 3 vjetve tenderimin e rrugve per parkimin e makinave .Pra kusarlleku politikan do te na beje politike kombetare .

  • Mos u genjeni prej ketyre mashtruesve!
    Ky plehre ka me vete edhe mallkimin e qindra mijera njerezve te cileve u prishi shtepite ne 2010 me ndihmen e Sali Berishes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *