Granatë makinës së një personi në Tiranë, forcat xheniere në vendngjarje

Ornela

Një person eshte alarmuar kur mengjesin e sotem, ka gjetur makinen e tij me xham te thyer dhe brenda saj nje send ne formen e nje granate.

Menjehere ka lajmeruar Policine e cila ka shkuar ne vendngjarje se bashku me forcat xheniere. Pas hetimeve paraprake ka rezultuar se në brendësi të automjetit gjendej një granatë mësimore.

Njoftimi i Policise:

Më datë 07.06.2017, në rrugën “Besnik Ceka”, gjatë natës është thyer xhami trekëndësh i automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E. H., ku në brendësi të mjetit është gjendur një send në formën e një granatë.

Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *