Sekuestrohet 1 ton drogë në Portin e Durrësit

Ornela

Policia e Durrësit bën të ditur se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi në Portin e Durrësit.

Sasia e madhe e drogës është gjetur në mjetin tip kamion Daf, që drejtohej nga një shtetas maqedonas.  Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mendohet se mund te jete rreth 1 ton drogë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *