Dervishaj: Nuk do lejojmë instalimin e monizmit bipolar

DITA Online

 

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka ironizuar sot në Facebook kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, Rama dhe Basha duke sharë LSI-në, po synojnë të krijojnë një monizëm bipolar.

“Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin ’90. E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar“, thekson Dervishaj.

Postimi i plotë i Sokol Dervishajt:

Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat.

Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI.

I gjashti se po i firon partia, i dyti se s’ka si ja bën të parit.

I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan.

U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar.

Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90.

E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.

Forca rinia e Shqipërisë, me datë 25 i jepni një mësim të ri një mentaliteti të vjetër se kjo s’mund të jetë Republike e Re, por vetëm një avaz i vjetër.

Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë.

Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Shqiptarët dhe rinia do të votojnë numrin 1.

Share This Article
1 Comment
  • Ooo Perendi!!!! Dikush mund ti shpjegoje ketij idioti se dy fjalet qe ai perdor: “monizem” dhe “bipolaritet” nuk mund te ekzistojne njekohesisht ne nje togfjalesh!!!! Mbase e ka fjalen per bipolarismin (semundjen patologjike mendore) nga e cila vuan ai mesa duket….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *