Presidentit te vendit zotit Bujar Nishani!

anazapta

Ne date 8, te shtunën, keni bërë nje veprim tepër të denjë për funksionin tuaj. Me dekorimin që i bëtë z. Rikardo Koçantes, i keni bërë njëkohësisht nder cilitdo qytetar të vendit tonë, të cilëve fati ju a solli në derë kete këngetar të madh europian, si një dhurate e e rrallë, nga ajo lulja e mrekullueshme e Shkodrës, zonjusha Elhaida Dani. Në fjalët me të cilat shoqëruat këtë dekorim, treguat kulturë, qyteterim dhe realizëm. Krejtesisht saktë : në një kohë të perënduar, ishin këngëtarët italianë…që i bënë shqiptarët…të ëndëronin, e të ruanin drejtpeshimin shoqëror. Por…, dhe këtu si në cdo lloj fabule, veprimi merr kthesë. A thua shqiptarët “ e tu”, vazhdojnë ta ruajnë drejtpeshimin? Njemijë e një here jo. Ata e kanë kokën të ulur per qamet të zi. Shteti i tyre eshte zhytur në borxh deri ne fyt, megjithëse është anëtar i NATO-s. Ata po jetojnë në një terror te pamerituar ekonomik, ata po punojne shumë pak, megjithëse Kushtetuta e shtetit te tyre e ka shpallur te lire ekonominë e tregut, për te ushtruar veprimtari ekonomike. Ata nuk kanë të drejtë të protestojnë, të organizohen e të luftojnë për të drejtat e tyre, megjithëse shteti i tyre është anëtar me te drejta te plota ne OSBE. Edhe një herë që arritën të mblidhen e të kërkojne bukë, punë e drejtësi, ju a derdhen trutë në mes të rrugës e ne pik të ditës. Ata flasin e vetem flasin, atyre po ju plas zemra, sepse nuk e kane lirine e votes, megjithëse shteti i tyre pretendon te aderojë ne BE. Vota e tyre ka filluar ti ngjaje atyre te Frontit Demokratik të 99.999 perqindeshit. Sepse organet përgjegjëse i mashtrojnë, i vjedhin, i kërcënojnë, i pushojnë nga puna, ju përdhosin fëmijët, me falni per shprehjen, ju a dhjesin votën e bashkë me të edhe personalitetin njerëzor.

 

Letër e nënshkruar, Bardhyl Ermini

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *