Këto ditë të trazuara më kujtojnë vitet ‘92-93. Çdo gjë doli nga kontrolli, sepse s’kishte shtet. Në çdo krah të shikosh po bëhen një bum ndërtime pa kriter dhe më e keqja se drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, njëkohësisht dhe kryetar partie i PD në Vlorë, në mitingjet që po zhvillon në këtë rreth po e ngre me të madhe se do të legalizoj të gjitha ndërtimet e pa ligjshme, të ndërtuara mbas 2006. Pse të ndodh tani për fushatë elektorale? Pse të zihen të gjitha hapësirat ndërmjet pallateve, e kujt është kjo pronë? Pse qytetarët nuk ngrihen ta kundërshtojnë? Përgjigja është e thjesht, se shteti s’të mbron dhe kjo pasuri merret në shkëmbim të votës. Kush mund ta ndaloj këtë prishje të urbanistikës, ku është policia bashkiake?! Ja pra ky është shteti që të rrjep, që të shet dhe s’mban asnjë përgjegjësi për qytetarin, për pasurinë e përbashkët dhe për qetësinë publike, veç akuzon të pafajshmin, akuzon popullin, e vret popullin.
SMS në DITA në 0689073730
