Një letër Dashamir Shehit

anazapta

Përshëndetje DITA. Jam një qytetar shqiptar që kam jetuar prej shumë vitesh jashtë. Tani jam kthyer dhe ndjek me vëmëndje politikën shqiptare. Si qytetar i këtij vendi, më intereson politika, sepse sot për sot ky është sistemi që na drejton dhe na kërkon votën për të ecur përpara. Në emisionin “Opinion” të dt.30 Maj 2013, jam befasuar nga qëndrimi aspak i moralshëm sipas mendimit tim, i DASHAMIR SHEHIT. Shehi në këtë emisoin, tha se i kërkon qytetarëve që ta votojnë për tre arsye, e para se të djathtës i duhet dhe një mandat për të mbyllur këto punë që ka nisur, e dyta për të reformuar sistemin dhe e treta dhe më e çuditshmja që të …”RREGULLOJNË GABIMET E BËRA”, sepse sipas tij “edhe gabime janë bërë ore” dhe nuk i mohon as SHEHI. Dhe tek e fundit ai kërkoi jo një mandat por edhe më shumë, sepse sipas tij kjo gjë qenka shumë normale për një pushtet demokratik (them pushtet sepse shtet nuk ka, këtë e di mirë dhe SHEHI).

Në këtë pikë dua ti bëj një pyetje SHEHIT: Ky kryeministri i “së djathtës”, (sepse i tillë ka qënë, nuk ka qenë kurrë kryeministër i vendit apo i gjithë popullit) çfarë gabimesh ka bërë? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen arithmetike të shifrave ekonomike? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e pronave që aq shumë ju e keni kërkuar ndër vite? Ka bërë gabim blerjen me miliona lek të deputetëve në momente pasigurie për të? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e statistikave për të papunët në Shqipëri? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e shifrave të fëmijëve të ngujuar për gjakmarrje në veriun e tij të dashur? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e shifrave për zhdukjen nga administrata të njerëzve kundërshtarë dhe mbushjen me militantë të devotshëm dhe skllevër me pagesë? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e shifrave për kthimin e analfabetizmit në Shqipëri? Ka bërë gabim mbledhjen dhe zbritjen e shifrave për konçensionet e hidrocentraleve, të minierave, të naftës, të energjisë?

Si shumë na dilkan këto gabime arithmetike o SHEHI. JU U SHPREHËT SE “KËRKONI EDHE MË SHUMË MANDATE”, gjë që është në një vijë lineare me deklaratën e përsëritur të kryeministrit tuaj dhe jo të gjithë shqiptarëve, se… “MU MË DUN SHQIPTARËT DHE KAN ME MË VOTUE DERI NË 2024!!! Çudi më të madhe nuk ka për ne qytetarët që vuajmë çdo ditë, faturat e vjedhjes së energjisë, ujit, pronave, çmimeve, papunësisë, dëshpërimit dhe pse jo, edhe gjendjes së rënduar psikologjike.

Sikur vetëm këto “gabime” të ekzistonin, ky kryeministër nuk ka të drejtë morale ti kërkojë njerëzve votën, të cilën e ka keqpërdorur jo vetëm në gabimet që përmendëm por edhe më thellë. Por gabimet nuk janë vetëm arithmetike SHEHI dhe ju e dini shumë mirë. Kryeministri juaj ka bërë “KRIME”. Dhe ne si popull mendojmë që drejtësia e dalë nga zgjedhjet duhet të gjykojë çdo veprim të pushtetarëve të sotëm kushdo qofshin ata apo ato. Sepse “krimet njerëzore” nuk fshihen dot me gomë!!!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
8 Comments
  • Z SHEHI ME GJITHESE TI HARON C KE THENE PO GJITHESESI UNE KAM RESPEKT PER JU JU THONI KETE MANDAT EDHE MESHUME PO AKA LLOGJIKE QE TA PRANOJE KETE SIPAS JU BERISHA UDHEHEQES DERI NE VDEKJE PO PERSE LUFTUAN NJEREZIT QE REZUAN TE PARIN E TE LEME EDHE KETE SPORO SA TE PARIN…APO ME QE DO KARIKE TI E LEME AKOMA KETE QE TE NA RJEPE EDHE PER SE VDEKURI….A MEDET O VENDI YNE QE TE GJITHE TE DUAN TE TE MAREIN EDHE ATE PAK SHPIRT QE TE KA MBETUR LARG NGA KETA POLITIKANE..TE LUMTE SHEHI NA DHE MESIM TE MIRE

  • Ka nje fjale te arte,qe ky zoteria me paturpesi nuk e merr parasyshe kur kerkon vote per te vazhduar poshterimin dhe mjerimin e ketij vendi, e qe thote, po me genjeve nje here eshte faji jot, po me genjeve heren e dyte eshte faji im.Pse, per budallenje na merr neve ky dhe soji i tij, qe kan plot 13 vite, qe me vota te vjedhura, te blera e te gjakosura rrjepin nje popull te tere,qe mjerimi ka pllakose 90% te familjeve shqiptare, pasoje e qeverisjes kriminale te ketyre monstrave.Kulpera te tilla ose kopluraja duhen asgjesue me dege e rrenje me herbicidin pameshirshem te votes popullore te 23 qershorit. Numeri 29 do ju punoi 99 -shin qe tu vije rrotull festja te pakten per disa breza.

  • Ketij gojacit carahosh do ti shkonte me per HOSH goda e alkolit ,sepse nen efektin e avujve te tij ai eshte magjepes !
    Nuk duhet vetem herbicid selektiv per kete lloj kulpere ,por duhet nje AMALGAME ku bashke me HERBICIDIN SELEKTIV 2.4 D te perdoret dhe OLEO VOFATOXI (( kocifosi si njihet ne gjuhen popullore .
    Nuk la me ky DASHI gardh pa KAPTUAR dhe ,,hu pa ,,,,,,PROVUAR .

  • nuk e di se sa kohe ke ktu,por gjithsesi dash shehi esht nje politikan shum popullor….kodi zgjedhor qe 2 partite,bijte kopile te partise se punes ben qe te besh pakt me djallin…

  • Ka bere gabim qe nuk e futen menjehere ne referendum votimin e 3 ligjeve.

    Ka bere gabim qe nuk e filluan rrugen e kombit 4 vjete me pare

    Kane bere gabim qe nuk e filluan boshtin e jugut 2-3 vjet me pare.

    Kane bere gabim qe nuk e bene autostraden dhe tunelin e Elbasanit ca kohe me pare.

    Kane bere gabim qe i dhane pasaportat biometrike cdo qytetari shqiptar.
    Pasi ishin me mire kur iknin me gomone si kusaret.

    Kane bere gabim qe e futen vendin ne NATO.

    Kane bere gabim qe bene mbi 10 mije kilometer rruge ne tere Shqiperine.

    Kane bere gabim qe mbajten TAKSEN E SHESHTE,sepse partia socialiste ka zbuluar TAKSEN PROGRESONJESE.

    Pra tulles hiqi rathe e vendosi katrore.

    Ka bere gabim qe nuk i premtoi popullit rakete ose ashensor per ne Hene.

    Prandaj me gjithe keto”gabime”,do mare mandatin e 3-te.

    Ashtu qete qete,per te vazhduar rrugen e gabimeve te mia e jo te tua z shkrues i letres.

    • Fleksiiiii, je shumë i lexueshëm në përkrahjen ndaj salehit për shkaqe filoislamike.
      Vafshi në djall që të dy!

  • fleks pse nuk ke bere koment ne pershkrimin 97 es jo ju jeni kriminele ju nuk ekini pergje kur shikoni gjak njeriu se babai juaj shpirteror ka vrare gjysmen tropojes….ju jeni kriminele me ju plera as e duhet te bisedohet e jo me te bashkejetosh me ju .jashteqitje e kombit,,,,,,,,,,,fare e keqe

  • Kur flet , kur gjoja arsyeton me sforcim , kyj njeri ngjan me Haxhi Qamilin . Vureni re me vëmëndje . Illo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *