180 milionë euro për Cristiano Ronaldon?

DITA Online
Real Madrid's Portuguese striker Cristiano Ronaldo celebrates after winning the UEFA Champions League final football match between Juventus and Real Madrid at The Principality Stadium in Cardiff, south Wales, on June 3, 2017. / AFP PHOTO / Ben STANSALL (Photo credit should read BEN STANSALL/AFP/Getty Images)

180 milionë euro për Cristinao Ronaldon. Kjo është shifra që mund të shpenzojnë disa ekipe për sulmuesin e Real Madrid.

Lajmin e publikon gazeta “A Bola”. Sportivja e njohur portugeze përmend Manchester United, Paris Saint Germain dhe Monacon. Thashetheme merkatoje apo e vërtetë? Këto klube e kanë buxhetin që të afrojnë një lojtar të tillë, i cili mund të sillte të ardhura.

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, të fundit Champions League dhe kampionati spanjoll këtë sezon, duke u kthyer në kandidatin kryesor edhe këtë vit më “Topin e Artë”.

Kontrata e tij me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2021, e rinovuar pak kohë më parë dhe me përmirësim të pagës që shkon 23 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *