Shoqatat e Gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqet fjalë zëvendëskryetari.
Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar
Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175.
Shoqata ka kërkuar shfuqizimin e disa pikave edhe të ligjit për statusin e gjyqatrëve dhe prokurorëve, një tjetër ligj i goditur më parë në gjykatën kushtetuese nga unioni edhe më parë
Kërkesa është bërë më datën 25 maj dhe ky është ankimimi i 4 që vjen në Gjykatën Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi pas ligjit të Vettingut dhe ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Sulmohet” reforma në drejtësi, ankimim në fshehtësi të Vettingut”
përse përdoret ky titull idiot??
mos vallë kjo reforme e përzgjedhjes(vetingut) qënka e pa sulmueshme,e pa korigjueshme?!mos vallë e ka bërë “zoti”??
ku qëndron fshehtësia e këtij sulmi??ku qëndron “fshehtësia” në një kërkesë që i bëhet gjykatës(nuk përmëndet se kush gjykatë është,vetëm në fund fare përmëndet gjykata kushtetuese)??
apo po të mos jesh dakord me zotin e sotëm të shqipërisë çdo gjë quhet “sulm”,”fshehtësi”,”kompllot”,”antishqiptar”??
more më duket sikur keni bërë kurs në gazetat e erdoganit në turqi!!
normal qe sulmohet nga ata qe se kan dashur kurr dhe po u vjen fundi
Dolen zbuluar hajnat gjykates te gjithe te korruptuar jane me do behet vetingu tani….????
Petriti
Zzzz…
përse mor njerëz jeni kaq të trashë!!
edhe nëse jeni të politizuar!?prapë duhet të jeni kritik!!asgjë nuk duhet pranuar pa e shikuar me sy kritik!!mos i merrni kallëp gjërat!!nuk është e thënë që ai që kritikon një gjë të jetë kundër saj!!nuk është e thënë se çdo fjalë e thënë në fillim është e drejtë!!çdo gjë mund të rregullohet e përmirësohet!!
lërini turve të vendosin për erdoganin,ne duhet të vendosim për shqipërinë dhe jo për erdoganin tonë!!