Revista e njohur franceze “ France Football” në mbyllje të një edicioni të pasur me çaste të veçanta dhe emocione ka përzgjedhur skuadrën më të mirë të sezonit 2016-2017 dhe nuk mungojnë surprizat.
Gianluigi Buffon është pa diskutim një legjendë e gjallë e futbollit botëror.
Paraqitje e tij gjatë këtij edicioni ka qenë vërtetë në nivele të larta, dhe të mendosh që nuk është më në pranverën e karrierës së tij , por po i drejtohet perëndimit.
Një arsye shumë e fortë që Juventusi mbërriti në finalen e Ligës së Kampionëve ishte pikërisht kapiteni i kësaj skuadre.
Në të djathtë ndodhet një tjetër Juventin. Dani Alves u prit me skepticizëm kur u transferua nga Barcelona tek Juventusit, megjithatë braziliani pasi u ambjentua si duhet me futbollin italian shfaqi të gjithë potencialin e tij të jashtëzakonshëm duke qenë një pikë referimi për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri
Leonard Bonucci është një tjetër protagonist i kampionëve në fuqi të Italisë.
Një shtyllë e repartit ndoshta më të rëndësishëm të bardhezinjve. I pakalueshëm dhe mjaft i zgjuar në fragmente të caktuara të lojës, jo më kot është një nga mbrojtësit më të kërkuar në tregun e futbollistëve.
Prej vitesh një pikë e fortë e skuadrës 12 herë kampione të Europës. Lideri i repartit difensiv dhe shpesh herë vendimtar, jo vetëm me ndërhyrjet e tij në mbrojtje por edhe me golat e shënuar.
Sergio Ramos është një nga yjet e Realit të Madridit.
Mbrojtja plotësohet nga një tjetër madrilen. Marcelo po konfirmohet sezon pas sezoni si mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në kontinentin e vjetër. Braziliani është thelbësor në lojësn e aplikuar nga Zidane, për shkak të natyrës së tij ofensive, por dhe te saktësisë në fazën difensive.
Në mesfushë ‘France Football” ka përzgjedhur një ndër lojtarët kryesor të Monacos, kampion i Francës. Thomas Lemar ka qënë një pedine jetike për lojën e Jardim , thuajse i pazëvendësueshëm për skemat e trajenrit portugez dhe një pikë referimi në mesfushën e skuadrës nga principata.
Një tjetër aktor kryesor në rrugën e Monacos drejt titullit rezultoi Fabinho. Braziliani ishte katalizatori i lojës së kampionëve të Ligue 1, çdo aksion filtrohej nga 23 -vjeçari dhe kjo mjafton për të kuptuar se sa e veçantë ka qenë paraqitja e mesfushorit në këtë edicion me ngjyrat bardhekuqe.
Luca Modric nuk është se ka nevojë për lëvdata të shumta, mjafton të rishihni finalen e Ligës së Kampionëve. Një gjeni i heshtur i futbollit, nuk preferon të jetë në qëndër të vëmëndjes, por me lojën e tij ka marrë për vete të gjitha dritata e skenës.
Jetik dhe i pazëvendësueshëm për realin e Madridit.
Kalojmë në repartin e avancaur. Askush nuk mund të vendosë në dyshim aftësitë dhe performancës se Paolo Dybalës në këtë edicion.
Një nga lojtarët më të mirë tek Juventusi kampion i Italisë dhe nënkampion i Europës, fantastik sidmos në duelin ndaj Barcelonës në Torino. Një talent i futbollit botëror.
Cristiano Ronaldo është thjesht Cristiano Ronaldo. Një nga futbollistët që më mirë e interpretojnë futbollin në të gjithë planetin, një ndër më të aftit e të gjitha kohërave. Futbollisti pa diskutim më i rëndësishëm për Realin e Madridit, protagonist si në triumfin në kampionat gjithashtu edhe në suksesin e dytë rradhazi në UEFA Champions League.
Barcelona e mbylli këtë sezon vetëm me një trofe, kupën e mbretit, megjithatë kjo nuk i heq asgjë performancës së Neymar. Braziliani në shumë takime ka qenë njeriu që ka udhëhequr katalanasit drejt suksesit, me cilësitë, por edhe me forcën e karakterit. Pasuesi ideal i Lionel Messit.
E.Xh
