Gjatë një deklarate për provimet e Maturës, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj foli për provimin e parë të gjuhës së huaj si dhe për masat e ndërmarra për nxënësit që janë kapur me mjete të ndaluara si dhe administratorët që shkelin rregullat.
Ajo tha se në provimin e parë të gjuhës së huaj morën pjesë 37 mijë maturantë si dhe janë identifikuar 12 maturantë me celularë. Malaj tha se këtyre maturantëve nuk do u njihen rezultatet e testit.
“Në provimin e gjuhës së huaj morën pjesë 37 mije maturantë. Monitorimi i provimit u bë nga përfaqësues të MAS. Ne mjediset e QSHA kishte bllokues valësh dhe vijon të ketë ketë bllokues për korrigjimin e testeve. Godina ruhet 24 ore nga policia e shtetit.
E pamundur rrjedhja e informacionit. Në ketë provim janë identifikuar disa raste te maturanteve me celularë, konkretisht 12 raste, 4 prej tyre në Tiranë. Këtyre maturanteve nuk do tu njihen rezultatet e testit. Nëse nuk zbatohet rregullorja masa te rrepta ndaj shkelësve.
4 administratore te Gramshit dhe 1 në Librazhd nuk kanë zbatuar rregullat dhe për këta u mor masa për përjashtim nga puna. Administratoret të mos shkelin rregullat. Sot ka filluar kontrolli provimeve ne 5 qendra. Rezultatet e gjuhës së huaj dalin 10 dite pas datës se sotshme. Provimi i radhës është ditën e shtune”- tha Malaj.

Po na cudit moj zevendwsministre. Vetem ti di te kercenosh. Po pse heshte, kur nje pioniere e Ilirit c;nuk i th ish ministres, nje pioniere ende pa shkolle. Ndersa ti heshte per ,ligjin, edhe pse ke qene zv.ministre edhe me salen,edhe me Lalen Edi Rama. Edhe ke ditur t;u shesesh mesuesve per vite me rradhe kredite, ndersa kur i doli boja kesaj i kercennnnnnove mesuesit nese blinin. Do te mbetesh zevendes ministrja me e cuditshme e ketij palo shteti qe ne kemi. Se po te ishtye tamam shtet ti duhej te ishe ne burg tani
Përshëndetje!
Oh , sa mirë moj shoqja Nora!
Na paske dhënë të dhënat për maturantët .
Pyetja që na ngacmon është : Pse pikërisht ti?!!!
E bëj këtë pyetje pasi në provimin tjetër nuk munde të rrish pa u futur në mjediset e provimit në zonën tënde elektorale, klasë më klasë e maturant për maturant. Më duhet se je e dyta në listën e kandidatëve të LSI-së.
Më qafsh më shuaj një kurreshtje se ne të Fushë Krujës jemi shumë kurreshtarë. Mos jeni Ju ajo arsimtarja digjitale e Saliut që u mundua të nxijë provimin në shkollën “ Shote Galica” , në Fushë Krujë , por nuk ia arriti. Digjitalja thoshte se në shkollë ka qenë sekretari i përgjithshëm dhe drejtoresha e zyrës arsimore Krujë , kurse Ju nuk u përmendte fare. Sipas digjitales ( nuk besoj të jeni Ju vetë, as nxitëse qoftë larg), në këtë shkollë qënka bërë katrahura , policët nuk paskan rreshtur së futuri teza të zgjidhura në mjediset e provimit, sekretarin e përgjithshëm e paskan rrahur sa u kanë ngrënë krahët, drejtoreshën e arsimit e paskan sharrë mbarë e prapë.
Mirë ai faqeziu , Saliu, që atë punë ka , po Ju moj zëvendësministre, ( thonë që je dhe kryetare për maturën shtetërore në Republikën e Shqipërisë ) që e patë vetë atë shkollë , pse heshtët , pse nuk e përgënjeshtruat shpifësin ordiner , Saliun , pse nuk i thatë atij se provimi në shkollën “ Shote Galica” ka qenë model , si asnjëherë tjetër ne 25 vite, se rregulli është ndjekur një më një , apo Saliu është ajo pjesë e PD-së me të cilën Ju Leshelistat nuk guxoni të prisheni dhe ministrja “ me kohë të pjesëshme” është e PD-së. Dhe për këtë bëni“ kurban” sektretarin e përgjithshëm ( si i PS-së) , bëni kurban qindra maturantë të Fushë Krujës, duke i konsideruar si njerëz që nuk mund të kalojnë vetë , por e kanë mendjen te kopja , prindërit e tyre, dhjetra administratorë, policinë e Krujës .
Shoqja Nora! Ishte kohë tjetër ajo kur maturantët e Fushë Krujës shkuan të gjithë në Stamotologji , dolën të parët në shkallë kombëtare , falë politikanëve dhe deputetëve të PD-së që hynin në mjediset e provimit si në shtëpinë e tyre. Nuk e dimë në ishit apo jo në atë kohë zëvendësministre. Më 5 qershor 2017 në mjediset e provimit të shkollës “ Shote Galica” nuk ka hyrë as miza , jo më të fusnin provime të gatshme policët. Turp për Saliun , digjihalen dhe Ministrinë me korrespondencë që di të kallëzojë penalisht njerëz që bëjnë fushatë pasdite e nuk di të mbrojë punën e saj nga shpifës të paskrupullt.
Të mirëpresim në Fushë Krujë , por aman sqaro statusin tënd , të lejohet apo jo të futesh në mjediset e provimit duke qenë kandidate për deputete. Frroku