Ish-kreu i CIA: Skandali i Trump, më keq se Watergate

Ornela
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 11: Director of National Intelligence James Clapper Jr. testifies before the Senate Armed Services Committee on February 11, 2014 in Washington, DC. Clapper offered assessments of the current state of national security and potential risks for the future. (Photo by T.J. Kirkpatrick/Getty Images)

Ish-kreu i CIS-s, James Clapper, ka deklaruar se kontradiktat që rrethojnë Presidentin aktual amerikan, Donald Trump, në lidhje me Rusinë, janë më keq se skandali i përgjimeve “Watergate”, i cili rrëzoi nga pushteti ishPresidentin amerikan Richard Nixon.

“Watergate” përfshinte një sërë aktivitetesh të fshehta dhe ndonjëherë të paligjshme të ndërmarra nga anëtarët e administratës së atëhershme të presidentit Nixon, duke çuar në dorëheqjen e tij në vitin 1974.

Clapper, drejtori i CIA-s në administratën e ish-presidentit Obama, gjatë një fjalimi në “National Press Club” në Kanberra, tha se Trump ka nisur një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre. Ai e quajti shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey, si të egër dhe të pafalshëm. Clapper tha se Trumpi i kërkoi Comey të hidhte poshtë publikisht argumentet mbi lidhjet e tij të dyshuara me Rusinë. Comey pritet të dëshmojë sot në një seancë të Senatit amerikan, si pjesë e një hetimi nëse në fushatën e Trump fshihen zyrtarët rusë, dhe nëse ka pasur ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *