Përgjigja e çuditshme e Berishës për kritikat e Topallit dhe se çfarë do të ndodhë me Bashën nëse PD humbet

DITA Online

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në një intervistë televizive në lidhje me atë se çfarë mendon për kritikët në PD, sidomos Arben Imami dhe Jozefina Topalli, të cilët pasi u lanë jashtë listës së kandidateve për deputetë nga kreu i PD Lulzim Basha, dolën hapur me akuza të forta ndaj tij dhe kërkuan madje edhe shkarkimin e Bashës si kryetar të PD-së.

Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH (që për shkak të largimit të Berishës drejt Hungarisë ajo është regjistruar më parë) ish=lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral.

Bashkëbisedimi do të transmetohet të premten në mbrëmje, por Lapsi.al ka zbardhur disa nga përgjigjet.

“Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirrte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë”, i ka thënë ai Dervishit.

Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar: “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë”, ndërsa ka mbrojtur më pas Bashën: “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.

E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pyetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD.

Por për këto qëndrime të zjarrta Berisha është përgjigjur ftohtë: “Nuk kam asnjë koment”.

Ky qëndrim i tij i ka bërë edhe më të forta hamendjet: me kë është në këtë konflikt Sali Berisha? A po mbështet ai pa kushte Bashën? Apo thjesht nuk do të dëmtojë PD-në në fushatë dhe më pas do të shprehet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që do të bëhet në korrik?

Edhe në këtë pikë Berisha ka qenë evaziv. Kur është pyetur se çdo të ndodh me Bashën nëse humbet ai ka thënë se: “kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë”.

Ndërsa kur Dervishi ka insistuar nëse do zbatohet standardi i vënë nga vetë Berisha që ai që humbet largohet ai ka thënë: “Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshëm për të gjithë”.

Share This Article
3 Comments
  • Edhe keto kater vjet nuk ka PD ne krye te pushtetit.Pse nuk e di Berisha ,qe PD del humbese ne keto zgjedhje?Nuk do ta djege Bashen per kete 4 vjecar,por mendon per zgjedhjet e ardhshme.

  • Spastrimi i pd u be me wellim qe pas humbjes mos te kete zera per largimin nga kryetar te yllit ne ngritje. Ne te njejten menyre qe u shkel statuti kete rradje, ashtu do shkelet perseri. Ashtu si e shkeli dhe ramuti i ps

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *