Shkodra përzgjidhet mes 120 vendeve si “Udha e paqes”

Gazeta Dita

Në Shkodër, të rinjtë e nismës për paqen universale pedaluan në rrugët e qytetit, ndërsa nisma ndërgjegjësuese u përmbyll me një koncert. Shkodra u përzgjodh nga organizatorët së bashku me 120 qytete të tjera për të dhënë mesazhin e paqes dhe të harmonisë në botë.

Shkodra ka qenë qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën për nismën federatës së paqes universale, Udha e Paqes.

Gjithçka nisi me pedalimin me biçikletë të të rinjve dhe u pasua me një koncert festiv në sheshin përpara Bashkisë pasdreken e së mërkurës ku u përcollën mesazhe bashkimi e paqeje. Shqipëria është një shembull i mirë që ka çfarë t’i tregojë botës thanë organizatorët.

 

Jack Corley: “Këtu jemi mbledhur në emër të paqes. Udha e paqes është pjesë e një projekti mbarëbotëror, ku njerëzit të mund të jetojnë në harmoni dhe paqe. Megjithëse kemi rraca e kultura, e kombësi të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë se ndajmë të njëjtin planet, jemi pjese e familjes njerëzore te krijuar prej Zotit. Pra fati ynë është të bëhemi një familje”.

E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky projekt zhvillohet në një numër të vendeve të botës për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve.

 

Share This Article
2 Comments
  • E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve.Shkelqyshem idea.
    Po pse jo te etnitetit kombetar shqiptare.Nese e mendojme nismen “Udha e Paqes” ne sherbim te familjes njerezore te planetit te krijuar prej Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *