Koncesioni i aeroportit, nga gjermanët drejt kanadezëve

anazapta

Grupi gjerman “Hochtief”, që është aksioneri kryesor në koncesionin e Aeroportit të Rinasit, ka vendosur të shesë kompaninë e saj “Hochtief Airport” te fondi kanadez i investimeve “Public Sector Pension Investments”. Shitja përfshin aksionet që “Hochtief” zotëronte në aeroportet e Tiranës, Athinës, Budapestit, Dyseldorf, Hamburg dhe Sidnei. Eshte Autoriteti  i Konkurrencës që njofton se ka marrë njoftim mbi perqendrimin nepermjet perfitimit te kontrollit indirekt të Tirana International Airport Sh.p.k nga kompania kanadeze Public Sector Pension Investment Board, pasi kjo e fundit ka blerë kompaninë gjermane Hotchtief Airport GmbH, që sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka 47% të aksioneve (shumicën) e Tirana International Airport. Marrëveshja e shitjes është nenshkruar me date 7 maj dhe transaksioni finalizohet pas  të miratohet nga Autoritetet i Konkurrencës në vendet ku shoqëria e shitur “Hochtief Airport” zhvillon aktivitet. Koncesioni i aeroportit të Rinasit në vitin 2003 është vlerësuar si një ndër më të suksesshmet e realizuara në Shqipëri, për nga vlera e investimeve të kryera dhe nga cilësia e shërbimit të arritur. Por, megjithatë, ky koncesion ka qënë objekt debatesh per kufizim te konkurrences. Kontrata koncesionare i njeh te drejten ekskluzive aeroportit te Rinasit per fluturime ndërkombëtare gjatë një periudhe 20-vjeçare. Por nuk është ky problemi i vetëm. Kompanitë ajrore janë ankuar për tarifa tepër të larta dhe madje Autoriteti i Konkurrencës është duke e shqyrtuar këtë problem. Tarifat e larta të aeroportit janë një ndër faktoret qe frenojne konkurrencen ne tregun e fluturimeve.  në Shqipëri, me pasojë çmime më të kripura për udhëtarët. Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International airport sh.p.k. (TIA) Si firma koncesionare, TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet. Tirana International Airport është një kompani në pronësi të HOCHTIEF AirPort, një nga liderët e investitorëve privatë të aeroporteve në botë, Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft (DEG), një anëtare e grupit KfW e cila është e specializuar në financimin e investimeve te korporatave dhe infrastrukturave ne Europe si dhe gjithashtu ne financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive europiane jashtë vendit, Fondi Shqiptaro- Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN), një kompani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte momenti me i mire per Qeverine Shqiptare qe te ri-negocioje marreveshjen duke perfituar per te hequr monopolin e fluturimeve nderkombetare aeroportit te Rinasit !!

  • Siç është bërë me dije kohë më parë,kompanisë konçensionare gjermane krahas të tjerave i është dhënë monopoli i trafikut të pasagjerëve për 20 vjet.Në këtë mënyrë kompania nuk lejon vënien në shfrytëzim të aeroportit të Kukësit.Ky aeroport është i kategorisë C, ndërkombëtar dhe plotëson të gjitha kondicionet për operim si të gjithë aeroportet e tjera.Fatkeqesisht aeroporti ka perfunduar vitin qe kaloi dhe qëndron i mbylluar.Ministria e Transportit nuk ka bërë përpjekje sa dhe si duhet për ta ç’bllokuar situatën e krijuar.Ky problem zgjidhet me negociata të nivelit lartë ose teknikisht duhet ti shtyhet dhe për 5 vjet marrveshja e konçensionit pra të bëhet nga 20 në 25 vjet.Mosshfrytëzimi i aeroportit Kuikësit bën që të humbasim miljona euro.Kini parasysh se ai aeroport kap trafikun e Shkodrës,Tropojës,Kukësit,Hasit,Gjakovës,Pejës,Prizrenit etj.Sigurisht problemi më i madh është ai i zënies me punë të qindra kuksianëve të cilët vazhdojnë të vegjetojnë të papunë, plus që do të fillonin dhjetra operatorë e kompani fluturimesh dhe axhensi transoporti dhe turizmi.Qeveria që do dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit duhet ta rikonsideroi këtë problem qe ti japë asaj zgjidhje definitive.

  • po shet sepse e di qe sala do humbi, ma mire te marri leket tani. ku i dihet çfare ka firmosur me salen dhe ja sekuestrojne aksionet e del pa gja. si ka mundesi qe nje shoqeri qe ka monopolin te leje biznesin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *