Messi e pranon: Ronaldo përmirësohet çdo vit

Gazeta Dita
?????????????????????????????????????????????????????????

Cristiano Ronaldo me dy golat vendimtar në “Champions League” thuajse ‘vulosi’ fitimin për të 5-ën herë në karrierë “Topin e Artë” dhe për këtë nuk ka sesi të mos vlerësohet edhe nga një kundërshtar në fushën e lojës si Lionel Messi.

Ylli argjentinas në një intervistë për ESPN, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon.

“Rivaliteti ynë është diçka më shumë e mediave. Këtë e kam thënë gjithmonë, ashtu siç e ka thënë edhe ai. Secili prej nesh mundohet të japë maksimumin. Cristiano është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe që përmirësohet vit pas viti. Për këtë arsye është një nga më të mirët në botë”, tha ylli argjentinas i Barcelonës.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *