Petrit Vasili: Vetingu nuk ka kthim mbrapa

Gazeta Dita

 

Ankimimi i Vetingut nga Unioni Gjykatësve në Kushtetuese ka ngjallur dhe reagimet e liderëve të partive, të cilët e kanë quajtur të pa drejtë dhe se procesi i vetingut është shumë i rëndësishëm për drejtësinë Shqiptare.

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në llogarinë e tij “Facebook” shprehet se procesi pa kthim i vetingut nuk duhet të ketë asnjë pengesë, duke e cilësuar vetingun  si provë  e marrëveshjes së 21-22 korrikut.

Reagimi i plot i Petrit Vasilit:

“Vetingu proces jetik për drejtësinë në Shqipëri. Mbështetje e plotë që vetingu të ecë përpara. Asnjë pengesë apo ankesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim.

Konsensusi politik i 21-22 korrikut për vetingun është provë e soliditetit të tij juridik dhe moral.”

Share This Article
1 Comment
  • Hipokrit . . . . ! Kete fjale e perdorni per te lare gojen ! Nuk iu beson me askush , juve qe dini vetem te vidhni e te mashtroni ! Tani po shkaterroni qe ne embrion rinine , duke i futur ne gjak , mikrobin e vjedhesit , mashtruesit e njeriut pa personalitet , qe futet ne politike e ben karriere , duke qene ende ne bankat e shkolles , i pa arsimuar e pa pervojen e duhur , qe i jep njeiut pjekurine e ndjenjen e pergjegjesise ne jete !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *