Një unzë e blerë 10 paund në dyqanin e sendeve të përdorura, rezultoi të ishte një diamant 26 karat. Pronarja e bleu unzën në vitin 1980 sepse mendoi se bëhej fjalë për një gur dekorativ dhe jo diamant. Ajo e mbante atë në dorë rregullisht dhe nuk e hiqte as kur bënte punët e përditshme. Këtë vit, gruaja vendosi që ta vlerësonte atë.
Ekspertët u habitën kur panë që unaza kishte një diamant prej 26.27 karat dhe kishte formën e një jastëku. Vlera e tij shkonte nga 250-350 mijë paund.
Unaza doli në ankand në Londër këtë të mërkurë dhe pas një lufte të ashpër ofertash, ajo kapi vlerën e 656, 670 paund. U shit 65.670 herë më i shtrenjtë nga çmimi që ishte blerë në dyqanin e sendeve të përdorura në vitin 1980.
Eksperti i industrisë së diamanteve është i bindur që unaza dikur mund të ketë qenë në pronësi të ndonjë mbreti ose ndonjë personi shumë të pasur.
Ai tha: -“Ajo është me origjinë nga vitet 1800, para zbulimit të minierave moderne të diamantit dhe një kohë kur shumë pak diamante ishin në dispozicion”.
