Shqipëria përmes objektivit të një juristi gjakovar

Ornela

Nëntor Oseku, djali gjakovar që nuk pushon së udhëtuari në viset e Shqipërisë. Kush është juristi 33-vjeçar që fotografon bukuritë natyrore të vendit. Çfarë e lidh avokatin me udhëtimet dhe çfarë përfiton ai prej kësaj. Zbuloni nëpërmjet fotografive terapinë e një juristi që gjithë javën e kalon mes gjyqeve…

Entela Resuli – DITA

Një djalë si Nëntori nuk e takojmë shpesh. Ai është jurist në profesion, ka katër vite që punon në Gjykatën e Gjakovës. Pasioni i tij më i madh është të udhëtojë. Njëra fundjavë e tij nuk i ngjan tjetrës. 33-vjeçari nga Gjakova e njeh Shqipërinë, jo nga ato çka ka mësuar në libra, por nga fakti se pjesën më të madhe të saj e ka shkelur me këmbë.

Nëntor Osekut i mjafton një çadër për të fjetur nën qiellin më të bukur, të cilin e ka gjetur në Gjirin e Gramës, në jug të vendit, dhe nuk i duhet asgjë më shumë për t’u zgjuar magjishëm mes maleve në veriun e Shqipërisë.

Shoqëruesi i tij më i mirë është aparati fotografik, më të cilën ai fikson vende dhe momente që rrallë mund t’i shohim në të përditshme. Madje, dy vite më parë në një konkurs të organizuar nga Ministria e Jashtme, “Colours of Albania”, ka marr çmimin e parë.

Në këtë fillim sezoni veror, ku plazhet po fillojnë të popullohen ne ftuam Nëntorin në këtë bisedë në Dita, për të na treguar Shqipërinë nga objektivi i tij, por edhe për të na zbuluar vende që çdo kush prej nesh mund t’i vizitojë.

Me anë të kësaj bisede ne njohim më shumë Nëntorin dhe vendin tonë.

-Një jurist që njihet më shumë për udhëtimet e tij dhe pasionin për fotografinë. Na e shpjego pak këtë lidhje, Nëntor?

Po, unë jam jurist me profesion. Kam mbaruar për drejtësi, kam dhënë provimin e avokatisë, ndërsa tani jam në përfundim të masterit. Kurse ekspeditat dhe fotografinë i kam pasion, të cilat me çlodhin nga puna dhe më bëjnë të ndihem shumë i qetësuar.

Ke vite që merresh më udhëtime. Ke marr edhe çmime në fotografi si promovues i Shqipërisë turistike, mund të na rrëfesh hartën tënde të udhëtimeve deri më tani?

Harta e ime e udhëtimeve deri me tani: duke filluar nga Thethi në veri, bjeshkët dhe lugina e Valbonës, zona Nikaj-Mertur, liqeni i Komanit, lumi i Shalës, qyteti i Shkodrës, Lezha e Kruja me të gjitha monumentet e veta kulturore historike, kanioni i Brarit, kanioni i Erzenit, Kepi i Rodonit, qyteti i Durrësit, Tirana, Elbasani, Berati, kanioni i Osumit, Korça, Voskopoja, fshatin turistik Dardhë, Pogradecin, Tushemishtin, Drilonin, e deri te Vlora, gadishulli i Karaburunit (imazhe nga plazhe të virgjëra) Himara, Borshi, Buneci, Lukova, gjiri i Kurorëzës, Saranda, Syri i Kaltër, Gjirokastra, Përmeti, Ksamili, Butrinti, Konispoli, ishujt Tongo dhe Stile.

-Nuk lodhesh?

Udhëtimet e mia i kam bërë nga dashuria e madhe që e kam për Shqipërinë. Asnjëherë nuk kam menduar që këto udhëtime t’i materializoj për përfitime materiale. Arsyeja është promovimi i Shqipërisë përmes fotografive duke vizituar vende të bukura dhe uroj që në të ardhmen ta kem Pasaportën e Shqipërisë, të cilën e kam ëndërr, që të më bëhet lehtësimi për lëvizje të lirë edhe në Europë duke hapur ekspozita të bukurive natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, duke dhënë kontributin tim edhe në promovim global të turizmit shqiptar.

-Vështirësia më e madhe që ke hasur në udhëtim?

Dua ta ceki një moment kur kam qenë shume i mërzitur me rastin e vrasjes te dy turisteve çek në Prekal të Shkodrës. I goditur rëndë nga ky akt, pas dy ditësh vendosa ti ngjitem Majës së Jezercës për herë të dytë, ku në shenjë të nderimit dhe të respektit për dy turistët çek, ngrita flamurin e Çekisë në këtë majë.

-Nëntor, ti punon në Gjykatën e Gjakovës apo jo, na trego pak, si të del koha?

Gjatë ditëve të javës jam në punë kurse të shtunave dhe dielave e kam pushim nga puna. Unë udhëtimet çdoherë i bëj të shtunave dhe të dielave. Çdoherë ditë e fundjavës i kam të destinuara për ekspedita, që të rikthehem të hënën në punë me energji pozitive nga udhëtimet.

-Po pse zgjodhe juridikun?

Si fëmijë më ka pëlqyer çdoherë drejtësia. Këtë e kam pas synim për profesionin tim të ardhshëm, kurse udhëtimet bashkë me fotografinë çdoherë i kam parë sikur pasion-hobi i imi i cili do të më ndihmoj në profesionin tim që të jem i relaksuar dhe me energji në fushën e drejtësisë.

-Ti ke parë shumë… si është ky vend në objektivin tënd?

Kam parë shumë vende të bukura në Shqipëri por mendoj akoma t’i vizitoj disa pjesë të tjera jo shumë të frekuentuara. Kam qenë në Europë dhe SHBA, jo që këto dy kontinente nuk janë të bukura por zemra çdoherë më rreh për Shqipërinë e cila ka vende mahnitëse.

Nëntor, ti shpesh udhëton më çadër me vetë, cili është qielli më i bukur që ke parë ndonjëherë dhe ku?

Udhëtimet i bëj më shumë në çadra dhe nuk i parapëlqej shumë hotelet. Qiellin më të bukur e kam parë te Gjiri i Gramës në Gadishullin e Karaburunit kurse mëngjesi dhe perëndimin më të bukur më shumë e shoh nëpër plazhe dhe në malet e veriut të Shqipërisë kur jemi me çadra në lartësi mbi detare mbi 1000 metra.

-Vështirësia më e madhe që ke hasur në udhëtim?

Vështirësia më e madhe ka qenë në fshatin Curraj i Epërm në zonën e Nikaj-Mërtur kur për herë të parë e bëmë këtë ngjitje. Në vend që ta marrim një shteg që është i frekuentuar nga banoret, në e kemi ngatërruar shtegun dhe kemi shkuar në një shteg i cili ka vite të tëra që nuk është i frekuentuar. Kështu që për të arritur në fshatin Curraj i Epërm kemi bërë dy ditë rrugë.

-Ke menduar për pushimet e kësaj vere apo ti je vazhdimisht me pushime?

Pushimet e mia më shumë janë gjatë fundjavës. Për këtë vit kam plan t’i gërshetoj pak nga mali duke filluar nga Thethi dhe të dalim në bjeshkët e Malit te Zi dhe fundjave t’i kaloj te plazhet e virgjëra të jugut të Shqipërisë.

 

Share This Article
2 Comments
  • NJE PERLE E PASHOQE NE MBARE BOTEN !

    Nje popull fakir qe even zbathur mbi nje miniere floriri … ! Deri kur ?

    Jeta me ka dhene fatin te udhetoj me shume me pune se per zbavitje ne pese kontinente… Kam bere studentin e gazetarin, mesuesin dhe perkthyesin per presidente dhe mbreter, per kryeministra e ministra, per kryediplomate e kryegjeni boterore…
    Qysh 6 vjec kam filluar shkolle e pune njekohesisht. 9 muaj shkolle me 4 – 6 ore ne pese dite e javes e tre muaj mbledhje bimesh mjekesore. Do vecoja boronicen alpine te Bollotergut e Mullafcit, Lugit te Vocit e Markofces… prej ores 5 te mengjezit e deri ne erresim, 9 te mbremje kur nuk i shihnim me nga terri kuk duke i mbledhur ato kokrra te vogla sikur te ishin e ne fakt ishin flori: nje kilogram te thats kushtonin 430 leke te vjetra ne ate kohe… Nje pune rraskapitese 16 ore ne dite qe e benim me kenaqesi
    Ishim 6 femije me dy rroga prinderit… Me shume para benim ne me boronica, salep, rrenje shtare… per tre muaj se prinderit per nje vit te plote kalendarik me 6 dite pune e te dielen aksione vullnetare me qykun e zorit qe na kishte siguruar Partia e Enveri !?
    Te gjashte me rezultate te shkelqyera ne mesime prej Tirane e deri ne Pekin, UNAM e OKB ….
    Histori ne vete !
    Kam pare shume vende te bukura fantastike si Muri i Madh kinez e Pallatet perrallore mijeravjecare Perandoreve te Kines, Teheranin e Ravalpindin, Everestin e Gobin pa fund e paane, Meksikon e Guadalaharen, Varaderon perrallore e Makchu Pikchun, Buenos Ajresin e Rio de Zhaneiron, Malet Shkembore e San Franciskon…. Piramidat e Egjiptit e Dar Es Salamin, Sidnein e Santiagon .
    Asnjehere nuk kam pare bukurite hyjnore te Bjeshkeve te Namuna e Syrit te Kalter, Radhimes e Valorekes, Shkelzenit e Lumit te Gashit, Butrntit e Vermoshit ….
    Asnjehere e askund !
    Zoti dhe Nena Natyre jane treguar aq bujare me trojet tona, me popullin tone qe lind e vdes fakir mbi nje minjere floriri nen e mbi Toke!
    Lind e vdes gati fakir per shkak te babezise se nje grushti politiqaresh e kusaresh qe me mire se per gjithcka kujdesen per sarajet e dugajat e veta!
    Deri kur ? Derisa drejtesia te behet drejtesi, derisa te marr fund politika Lala Kros o Lala Kros vete shkruaj e vete vulos!
    Ndaj Reforma ne Drejtesi ne Shqiperi e krejt trojet shqiptare t’ia mbylli njehere e pergjithmone Perendeshes se Drejtesise…
    Derisa demokracia ne cdo treve shqiptare te behet realitet Ne populli, Me popullin e per popullin !
    Box Popul Vox Deux ! Zeri i Popullit zeri i Zotit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *