Vende pune në këmbim të votës, paditet administratori i Njësisë nr 2 Tiranë

DITA Online

 

Administratori i Njësisë bashkiake nr. 2 Elez Gjoka është paditur në prokurori pasi akuzohet se ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar.

Këta janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës” informon policia e Tiranës

Dje specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij.

Gjithashtu këto specialistë, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal.

Share This Article
3 Comments
  • LITARI LITARI.

    SHIT-BLERJA E VOTES ESHTE SHESHIT.

    TE SHOHIM NESE KY RAST DO TE JETE I PARI TE PERFUNDOJE NE GJYKATE, SE DERI TANI PROKURORIA I KA MBYLLUR PUNET “BRENDA PER BRENDA”

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    EDHE KESAJ HERE DO TI VOTOJE ME PERPIKMERI KRIMINELAT.

  • LSI e ka bere historikisht kete pune! Kjo, natyrisht perben krim, por kush do e ndeshkonte? Iliri i shperblente me para te thata te igjithe bandat e hurit dhe te litarit! Ja, tashme e kemi dhe president!!!! Ose, e thene ndryshe, nje megahajdut ne krye te shtetit! A ka gafe me te madhe? Bota qesh me ne, dhe ne vazh dojme te qajme me budallalleqet qe bejme vete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *